Historia e dashurisë së Elhaida Danin me Ledianin ka trazuar rrjetin pasi balerini ka qenë në një lidhje disa vjeçare.

 Sara Hoxha, pjesë e spektaklit DWTS u shpreh se pritën momentin që gjithcka të bëhej publike pasi të gjithë e dinin se kishte nisur një romancë mes tyre.

Ajo tregoi se pavarësisht se produksioni e dinte por ia ka lënë në dorë Elhaidës që të tregojë para publikut se është lidhur me Ledianin.

“Në kishim disa javë që e dinim si produksion por i takonte Elhaidës që të vendoste kur ishte gati. Kur ajo ishte gati ne thamë të ndihmojmë ne që të dalë ajo love story që është realisht, pasi Elhaida dhe Ledi kanë aq shumë kimi. Kanë gjetur njëri-tjetrin”, tha Sara Hoxha.