TIRANE- Sokol Feka, piloti që mbeti i vdekur teksa drejtonte nga Maroku në Spanjë helikopterin ushtarak të mbushur me 1 ton drogë, ka lidhje shoqërore dhe miqësi me emra të njohur të botës së krimit,përfshirë këtu anëtarë të një grupimi të fuqishëm në qytetin e Fierit. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson nga Shërbimi Informativ Ushtarak se majori Sokol Feka është kunat me shtetasin Arben Gishto nga Fieri, i cili rezulton i proceduar penalisht në Itali në një rrjet të madh të trafikimit të Kokainës, rrjet në të cilin janë përfshirë dhe emra të njohur, të arrestuar së fundmi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë operacionit të koduar “Xibraku”.
/Shqiptarja.com

Major Sokol Feka, nga heroi i grave shtatzëna, në helikopterin me drogë
Spanjë,bie helikopteri me drogë, pilot majori shqiptar









