Lidhja e Ramës me McGonigal, Salianji letër SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme: Lajmet indicie që të nisin hetimet

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, i cili është arrestuar në SHBA.

Ervin Salianji ka informuar sot se i ka dërguar shkresat me aktakuzën dhe lajmet e mediave ndërkombëtare për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar hetimin e lidhjeve të tij me kryeministrin Edi Rama.

 “Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast. Unë s’mund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore. Për këtë arsye sot si deputet i kam dërguar këto shkresa SPAK-ut, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Ministrisë së Brendshme”, tha Salianji.

Akuzat e opozitës, kryeministri Edi Rama i ka konsideruar një mal të mbarsur me fantazi e ligësi dhe do të pjellë më pak se një mi. Rama thotë se hetimi gjithçka është hetuar nga SHBA dhe nuk ka të bëjë as me atë, as me qeverinë shqiptare.  Ai i konsideron qesharake edhe akuzat e tjera të opozitës për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, duke e trilluar si një  konspiracionin agjenturor.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal u arrestua dy ditë më parë në SHBA dhe po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 28/01/2023 05:00

    Edhe pee te shkruajtur nuk dine. Pyka nga PSja dhe pyka nga PDja. "Sipas raportimeve" shkruan pyka! Eshte AKUZE, dokument zyrtar i Prokurorise Federale te SHBA, bazuar ne hetim te Byrose Federale te Hetimit te SHBA ( jo Saje Qorrit). Raportime thote.

    Përgjigju
  • Iris: 28/01/2023 01:51

    Salianj o dhelper,perse nuk i kerkon dhe FBI te hetoje lidhjet e agjentit te tyre me Ramen,por vetem SPAKUT,SHISH e M.B.?

    Përgjigju
  • Ledi: 27/01/2023 18:12

    Kur flet dhe babalja per Ramen te hetohet nga SPAK Mo's ngelte njeri pa folur.Do hash burgun per mashtrim or legen

    Përgjigju
  • Salianj pordhe me rigon fshati: 27/01/2023 17:43

    O sali-anj-agush-silikone, je bere si kone e buces duke marre mbi vete te besh "pune te medha", po ti je nje thes me mut lozhani i perzjer me mut cepani dhe ju servire mutit te vicidolit. O fshatar, o zemer gure, qytetar nuk behesh kurre, sikur te nderrosh edhe 7 lekure. Ti s'je per politike o legen,por dem nderzim kurvash.

    Përgjigju
  • Zylo Shoku: 27/01/2023 15:27

    Filmi artistik "Babale ",seria e dyte.

    Përgjigju
  • Ta Ve i Kasemi: 27/01/2023 14:28

    O çuni i Shegës i lindur në haurin e öopës kur politika ka ngelur në duart e tua mjer Shqipria e Shqiptarët. Ta bëj politikën një bir kurve e pa imagjinushme.

    Përgjigju
    • tani: 28/01/2023 11:03

      si ke ftyr o babole del e fol ,ti duhet te ishe mrena

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim