Dëbora vijon të dominojë peizazhin në juglindje të vendit. Fshatrat turistikë Dardha dhe Voksopoja ende nuk janë ‘përqafuar’ me pranverën teksa dëbora ka arritur deri në 5 cm.
Që prej ditës së djeshme, reshjet e lehta të dëborës kanë zbardhur vendin. Prezencë të borës ka dhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës.
Firmat kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen problematika në qarkullimin drejt zonës.
Komente









