Lidhja me bosin e drogës pranë Metës (Xhevdet Troplini) ‘merr në qafë’ gjyqtarin e Durrësit Shpëtim Reka! Shkarkohet nga detyra, shpëton gruaja prokurore

Lidhja me bosin e drogës pranë Metës (Xhevdet Troplini) ‘merr në qafë’ gjyqtarin e Durrësit Shpëtim Reka! Shkarkohet nga detyra, shpëton gruaja prokurore

Me rreth të kuq Xhevdet Troplini, Presidenti Ilir Meta dhe gjyqtari Shpëtim Reka (djathtas)

Një lidhje e pretenduar nga Komisioni i Vettingut me trafikantin e drogës Xhevdet Troplinin (Poja), ka rënduar pozitat para Vetingut të gjyqtarit të Durrësit, Shpëtim Reka, i cili u shkarkua nga detyra  në 25 shkurt 2022, për probleme me figurën, konflikt interesi dhe mosjustifikim të pasurisë me burime të ligjshme. Nga ana tjetër, edhe pse kishin deklaruar të njëjtën pasuri, Komisioni i Vetingut, konfirmoi në detyrë në 25 mars 2022 prokuroren Durrësit, Flora Reka, bashkëshorte e gjyqtarit Reka.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Vetingut, të zhvilluar më 16 mars, prokurorja Reka u përball me konstatime për përdorimin e një makine të një trafikanti droge bashkë me bashkëshortin, për balanca negative, me dyshime për fshehje të pasurisë, për përfitimin të një trualli në Himarë në kundërshtim me ligjin etj.

Megjithatë, Reka u konfirmua në detyrë. Ky është rasti i dytë që shkalla e parë e Vetitngut, merr vendime të ndryshme për dy bashkëshortë pjesë e drejtësisë, edhe pse kanë deklaruar të njëjtën pasuri. Në raste të tjera, ose janë shkarkuar të dy, ose janë konfirmuar të dy bashkëshortët.

Në skenë miku i Ilir Metës, Xhevdet Troplini

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte referuar një raport pozitiv për gjyqtarin Shpëtim Reka në Komisionin e Vetingut. Por, KPK-ja ka bërë një hetim të thelluar, ku ka konstatuar se në vitin 2012, gjyqtari kishte udhëtuar me familjen drejt Greqisë, me një makinë tip Benz, e cila ishte në Xhevdet Troplinit, i konsideruar nga Komisioni i Vetingut si një personazh i arrestuar dhe dënuar në vitin 2006 për trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë për një linjë trafiku droge Turqi, Shqipëri dhe më pas në Itali. Dosja për rolin e Troplinit erdhi nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve.

Troplini ka qenë objekt i OFL, ku i është sekuestruar edhe një makinë e blinduar tip 'Jeep'. Ai ka disa biznese mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Çollaku, i cili u vra më pas. Troplini është dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Durrës, por në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij.

Xhevdet Troplini, me makinën e të cilit lëvizte gjyqtarit Shpëtim Reka dhe bashkëshortja e tij prokurore Flora Reka, është shfaqur herë pas herë në krah të Ilir Metës, në inaugurimin e bizneseve të tij, por edhe nëpër gosti.

Lidhjet e Troplinit me Ilir Metën duket se janë më të thella. Xhevdet Troplini është pronar i kompanisë "Ovital", e cila që merret me rritjen e shpendëve. Kompania ka përfituar një fond prej 21 milionë lekësh nga AZHBR, në kohën që Ministria e Bujqësisë drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti, sot drejtor kabineti i Metës në Presidencë.

Në inaugurimin e nisjes së këtij biznesi ka qenë i pranishëm edhe Ilir Meta, në cilësinë e kreut të Kuvendit në atë kohë, i cili vlerësonte investimin e kryer duke e konsideruar mundësi për rritjet ekonomike të vendit dhe duke e marrë si shembull suksesi për sipërmarrësit e tjerë.

Versioni i gjyqtarit Reka

Gjyqtari Shpëtim Reka ka kundërshtuar konkluzionin e Komisionit të Vetingut për kontakte të tij të papërshtatshëm me persona të përfshirë në krim të organizuar. Gjyqtari ka deklaruar se makinën e kishte marrë me qira dhe se nuk e dinte se kush ishte pronari i saj. “Automjetin e marrë me qira e kam përdorur unë. Nuk kam dijeni se cili ka qenë apo është pronari i automjetit. Për të siguruar automjetin me qira, janë interesuar prindërit e fëmijëve që ne do të merrnim në udhëtim, T. K dhe C. M, dhe pagesa gjithashtu është bërë prej ntyre për të gjitha ditët e përdorimit. Nevoja për të përdorur dy automjete në atë udhëtim ishte pikërisht fakti që ishim gjashtë persona. Unë në atë kohë kam përdorur automjetin të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm të përdorimit”.

Por, trupi gjykues ka konkluduar se shpjegimi i gjyqtarit nuk është bindës, pasi ai vetë ka nënshkruar kontratën me Xhevdet Troplinin, huapërdorjeje e makinës është pa afat dhe  pa kundërshpërblim dhe mjeti nuk rezulton te jetë përdorur qëllim qiradhënieje. Sipas KPK-së, “tagrat e përcaktuar në kontratën e huapërdorjes krijojnë bindjen e një marrëdhënieje njohjeje dhe mirëbesimi mes pronarit të automjetit dhe huamarrësit, çka nuk përputhet me qëndrimin e subjektit, i cili pretendon të ketë pasur marrëdhënie qiraje me pronarin e automjetit”.

Dhuratë apartament nga vjehrra

Raportet me Xhevdet Troplinin nuk ishin problemi i vetëm për gjyqtarin Shpëtim Reka. Komisioni i Vetingut konstatoi se gjyqtari nuk justifikonte plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një një apartament 3+1, me sipërfaqe 146.5 m2, blerë në Durrës për çmimin 70 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, gjyqtari ka deklaruar një kredi në shumën 31 mijë euro; të ardhurat nga shitja e një apartamenti të përfituar nga privatizimi, në shumën 3.3 milionë lekë, kursime nga pagat dhe nga qiraja prej një apartamenti në Tiranë që i është dhuruar bashkëshortes nga i ati.

KPK-ja ka konstatuar se gjyqtari Reka ka shqyrtuar një çështje të kompanisë ndërtuese, tek e cila kishte blerë apartamentit. Gjyqtari, në konflikt interesi, ka pranuar kërkesën e kompanisë për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, çështje që kishte të bënte me truallin ku gjendet objekti.

I dyshimtë u konsiderua edhe një apartament që kishte blerë vjehrra e gjyqtarit, në Durrës, në vitin 2008, pasuri të cilin ia dhuron djalit të tij (nipit) në vitin 2016. Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti që është dhuruar djalit të gjyqtarit, kishte vetëm një muaj që ishte regjistruar ne emër të nënës së bashkëshortes së tij. Nga hetimi rezultoi se gjyshja 76 vjeçare nuk e kishte përdorur asnjëherë apartamentin.

Banesa është blerë tej një kompani ndërtimi, të cilës gjyqtari Reka i ka shqyrtuar 7 çështje duke i dhënë gjithnjë të drejtë. Reka ka udhëtuar edhe më pronarin e kompanisë. Këta fakte dhe rrethana ngrenë dyshime të forta se gjyqtari Shpëtim Reka ka përdorur detyrën si gjyqtar për të krijuar pasuri të paluajtshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceti: 01/04/2022 09:29

    Qenka edhe ergys agasi ne foto komplimenta

    Përgjigju
  • Iris: 01/04/2022 02:00

    Per te marre rryshfet,keta gjyqtaret i dine si t'i levizin fijet,por kur kapen /mat/,papritur behen te paditur.Po mire nuk gjente nje kompani te zakonshme qe jep makinat me qira,por duhet te merrte me qira pikerisht makinen e ketij trafikantit?! Te ishin dhe kusherinj si Tahiri me Habilajt edhe gelltitej,por ne mes gjithe atyre kompanive qe japin me qira makina, te zgjedhesh pikerisht kete?!Dhe si gjyqtar ndoshta mund t'a kete degjuar emerin e ketij te jete lakuar neper korridoret e drejtesise.Si mund te zgjidhte pikerisht kete?!Nejse, ky eshte i krimbur ne te gjitha drejtimet,do t'a kishte pesuar per dicka tjeter,por kalimi i bashkeshortes me duket pak i dyshimte.Le te presim per ndonje ankimim te vendimit.

    Përgjigju
  • Usa emigrant: 31/03/2022 22:07

    Padrino metaj gjithkund, spaku duhet te bej dicka per zotri metaj apo meta ndryshe ky monster hajdut I albanistanit do n’a dale nga kontrolli

    Përgjigju
  • Reni: 31/03/2022 20:25

    Nuk e ka ndihmu Meta per te kalu vetingun e shoqja e ka ndihmu ps dhe agaci se beri kryetare bashkie ne durres zarin e gjushit ky tim reka. Ska lidhje as meta as troplini

    Përgjigju
  • O tej: 31/03/2022 19:06

    Ilir metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi