Lidhja teori-praktikë,konkurs në
shkollën profesionale në Lezhë

Lidhja teori-praktikë,konkurs në<br />shkollën profesionale në Lezhë
LEZHË-Nxënësit e shkollës profesionale "Kolin Gjoka" në qytetin e Lezhës janë bërë pjesë e një konkursi idesh të organizuar në mjediset e kësaj shkolle.
 
Të ndarë në 5 grupe ata kanë paraqitur idetë e tyre në biznes përballë një jurie me specialistë të fushës.
 
Drejtori i Shkollës Profesionale, “Kolin Gjoka”, Bardh Dedgjonaj tha se qëllimi i konkurseve të tilla midis nxënësve është lidhja e teorisë me praktiken, që pas përfundimit të shkollës ata të jenë të aftë për tregun e punës.

“Qëllimi final i konkurseve por edhe i praktikave që zhvillojnë nxënësit tanë është lidhja e teorisë me praktikën, stërvitja e nxënësve që në momentin që mbarojnë shkollën tonë të jenë të aftë 100% për tregun e punës, sepse ky është qëllimi final i arsimit profesional”, tha Dedgjonaj.
 
Drejtori i Arsimit në Bashkinë Lezhë, Ardian Laçi ka garantuar mbështetje të vazhdueshme për nxënësit e kësaj shkolle.

“Bashkia Lezhë do të jetë vazhdimisht mbështetëse e të gjitha aspekteve të mundshme për t’iu krijuar hapësira sa më komode për zhvillimin e ideve tuaja”, tha Laçi. 
 
Përfundimi i Arsimit Profesional shihet si një mundësi e mirw punësimi kjo duke ju referuar dhe faktit se rajoni i Lezhës ka në fokus turizmin dhe nevojat për profesionistë të fushës janë të shumta, ndërkohe që diplomat e shkollës “Kolin Gjoka” njihen dhe në disa vende të Europës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament