3 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani si të dyshuar për lidhje me grupet terroriste në Bruksel menjëherë pas sulmit të kësaj të marte. Sipas mediave gjermane shqiptarët janë nga Kosova dhe u ndaluan në një makinë të marrë me qera në një autostradë mes Mynihut dhe Salzburgut.
Gazeta gjermane “FOCUS” shkruan se një zëdhënës i Policisë Kriminale në Bavari ka konfirmuar faktin se tre kosovarët janë arrestuar si të dyshuar kanë lidhje me sulmet terroriste në Bruksel. Ata ishin duke udhëtuar me një mjet dhe kanë ngjallur dyshime te oficerët e policisë në Bavari.
Pasi janë ndaluar, policia ka ushtruar kontroll në mjetin e tyre ku nuk ka gjetur as eksploziv dhe as armë, por kanë gjetur 10 mijë euro.
Ata po udhëtonin me një “Mercedes Benz” ngjyrë gri. Thuhet se dy prej kosovarëve janë vëllezër, ndërsa tjetri një mik i tyre. Të tre shqiptarët nga Kosova punojnë për një kompani ndërtimi në Belgjikë. Madje, për njërin prej kosovarëve kishte marrë edhe urdhër për t’u dëbuar nga Belgjika.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com