TIRANE - Nga ekspertimi i celu larëve në laboratorin kriminalistik si dhe nga përgjimet e kryera është arritur të vërtetohet se Ilia Basho dhe Yllka Shehaj, kanë pasur të dy lidhje të tjera paralele. Këto lidhje ata i kanë pasur gjatë periudhës kur lidhja mes tyre ekzistonte. SMS, biseda telefonike si dhe vëzhgimet në teren kanë nxjerë në dritë faktin se dy personat nuk i kanë qëndruar besnik njëritjetrit. Ata kanë pasur lidhje paralele, lidhje këto që tashmë janë duke u verifikuar nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, me qëllim përcaktimin e rolit të tyre në këtë ngjarje. Të pyetur nga gazeta "Shqiptarja.com" rreth deklarimeve publike të Yllka Shehaj, burimet tregojnë se në intervistat e dhëna në media Shehaj ka gënjyer, kjo për shkak se sipas tyre ajo tjetër gjë ka deklaruar në polici kur është marë në pyetje. Sipas burimeve çdo ditë e më tepër rrethi i personave po ngushtohet dhe se hetimi rreth vrasjes së Eleni Bashos do zyrtarizohet plotësisht gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë që pas një muaji nga vrasja e Elenit, prokuroria është bindur akoma më tepër se organizatori i vrasjes së 33 vjeçares në zonën e Shkozës është bashkëshorti i saj Ilia Basho.
OFERTA PËR BASHKËPUNIM
Përpjekjet për të identifikuar dhe arrestuar sa më shpejt personin që ka qëlluar dy herë me pistoletë Eleni Bashon, kanë bërë që policia dhe prokuroria tii kërkojnë bashkëpunim Yllka Shehaj, të dashurës së Ilia Bashos që konsiderohet si organizatori i vrasjes. Edhe pse ajo është marrë tre herë në pyetje rreth kësaj çështje dhe që nuk përjashtohet si e implikuar në të, hetuesit e dosjes kanë menduar se nëpërmjet saj do të arrinin të vilnin informacione mbi lëvizjet e Ilias, por dhe jo vetëm. Nisur nga kjo situatë gjatë marjes në pyetje të Yllka Shehajt anëtarët e grupit hetimor i kanë ofruar kësaj të fundit bashkëpunim duke treguar për hetimin të gjithë lëvizjet që kryente Ilia Basho, me cilin person shoqërohej kohët e fundit, çfarë premtime i bënte asaj për të ardhmen, si dhe shumë detaje të tjera që mund të ndihmonin hetimin për gjetjen e emrit të ekzekutorit. Mirëpo kësaj oferte i është përgjigjur negativisht e dashura e Ilia Bashos, Yllka Shehaj, e cila u ka pohuar ekspertëve se nuk kishte çfarë tu thoshte pasi i dashuri i saj nuk i tregonte të gjitha planet asaj.
HETUESIT KËMBËNGULIN
Nga ana tjetër hetuesit kanë këmbëngulur duke i bërë me dije se rreth vrasjes së Elenit dhe lidhjes së saj me Ilia Bashon, ata kishin informacione të sakta që të çonin tek autori i krimit, por që i nevojitej një person i afërt i çiftit Basho, për të treguar me detaje rreth marëdhënieve të çiftit, lëvizjeve të Ilias, takimet e tij me personat e ndryshëm, bisedat që Ylla bënte me të etj. Por edhe pas këtij rrengu sërisht Yllka Shehaj nuk ka pranuar të flasë për llogari të hetimit. Atëherë hetuesit, e çështjes kanë përdorur një taktikë tjetër për të bindur Yllka Shehaj të tregojë, duke i lexuar asaj disa mesazhe që Ilia Basho i kishte dërguar disa ditë para vrasjes. "Prit edhe pak, se për dy ditë do e zgjidh këtë punë", dhe SMS të tjera intime, të cilat kanë ndikuar që Yllka të emocionohet dhe të shpërthejë në lot para oficerëve të policisë së Tiranës. Mes lotësh ajo ka treguar se nuk dinte asgjë rreth vrasjes së Elenit, dhe se policia për këtë çështje ishte duke u marrë më tepër me jetën personale të saj dhe Ilias, se sa për arrestimin e njeriut që vrau laboranten Eleni Basho. Yllka Shehaj, gjatë dëshmive të saj ka folur shkurt, duke treguar rreth marëdhënieve të saj me Ilian, bashkëpunim e farmacisë së saj me kompaninë "Nova Dental Albania" si dhe vitet e punës që ajo ka bërë në këtë kompani. Veç dëshmisë së Yllka Shehaj, policia dhe prokuroria kanë administruar në dosje dhjetëra dëshmi të tjera që jo vetëm tregojnë lidhjen e saj me Ilia Bashon, por njëherësh konfirmojnë dhe konfliktet mes çiftit Basho, konflikt që shumë shpejt do të përfundonte në divorc.
/Shqiptarja.com