Liga e Kampioneve, fitore minimale
për Porton e Zenitin,barazim të tjerat

Liga e Kampioneve, fitore minimale<br />për Porton e Zenitin,barazim të tjerat
Përfundojnë ndeshjet e para të fazës paraeleminatore të Ligës së Kampioneve.
 
Ndeshjet e sotme treguan një nivel të barabartë mes ekipeve në 5 përballjet e zhvilluara, ku u arritën vetëm 2 fitore, ndërsa ndeshjet tjera përfunduan në barazim. Kështu në supersfidën e sotme, portugezët e Portos mposhtën minimalisht 0-1, Lillë në fushën e këtyre të fundit, me një gol të Hector Herrera në minutën e 61.
 
Po 0-1 fitoi edhe Zeniti në përballjen me Standard de Liege, me një gol të Oleg Shatov që në minutën e 16.
 
Ndërsa sfidat e tjera mes AaB-Apoel, Maribor-Celtic dhe Slovan Bratislava-BATE Borisov u mbyllën në shifrat 1-1, duke lënë gjiçka të hapur për ndeshjet e ktihimt, të cilat do të luhen javën e ardhshme në datat 26 dhe 27 gusht, për të përcaktuar ekipet që do të bëhen pjesë e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur