TIRANË, 8 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Liga e Kampionëve luan këtë mesjave ndeshjet e fundit në grupe, ku pritet të përcaktohen 16-të skuadrat më të mira të Europës për sezonin aktual, si dhe 8 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e tyrë në Europa Ligë.
Kështu ditën e martë do të zbresin në fushë 16-të skuadrat e 4-ër grupeve të para, A,B,C,D. Në grupin "A", Juventus do të presë Atletiko Madridin. Spanjollët janë të kualifikuar, ndërsa torinezëve i mjafton vetëm një barazim për të prerë biletën për në turin tjetër. Por, në rast humbje Olimpiakos do mund t'i marrë vendin e dytë kampionëve të italisë, por për këtë grekët duhet fitojnë nga krahu tjetër përballjen me Malmon në ndeshjen tjetër të grupit A, që do të luhet në Pirenej. Në rast të kundërt elenët do të vijojnë në Europa Ligë.
Në grupin B, Real Madrid, i kualifikuar tashmë do të përballet Ludogoretsin në një ndeshje të vlefshme vetëm për statistik, ndërsa Liverpuli do të përballet me Bazelin në angli në një takim për jetë a vdekje. Skuadra zviceriane ndodhet në vendin e dytë me 6-të pikë, ndërsa të kuqtë kanë vetëm 4 pikë dhe vetëm fitorja do i jepte mundësi Balotelit me shokë të vijonte më tej, përndryshe skuadra Hodgson do të luante në Europa Ligë, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Mario Balloteli gjate ndeshjes se Liges se kampioneve mes Bazel dhe Liverpul, Foto e marre nga Rrejti CNN
Në grupin C, Bayern Leverkuesen është e kualifikuar dhe luan për statistik ndaj Benfikës së vendit të fundit. Ndeshje kjo, që do të zhvillohet në Portugali. Nga krahu tjetër, në Principatën e Monte Karlos, Monako do të presë Zenitin dhe për të përcaktuar secial nga të dyja skuadrat do të vijoi më tej. Francezëve i duhet vetëm një barazim, ndërsa rusët vetëm fitorja i çon në turin tjetër.
Në grupin D, Dortmundi dhe Arsenali janë të kualifikuara, e vetmja gjë për t'u ndarë është nëse Dortmundi të kualifikohet si skuadra e parë në grup apo jo. Për këtë përballja e të martës me Anderlechtin është kyçe, ashtu siç është e rëndësishme dhe përballja e Arsenalit me skuadrën Gallatasarait, e cila ka arritur të grumbullojë vetëm një pikë në 5-së ndeshje, duke siguruar kështu vendin e fundit.
Të mërkurën do të luhen takimet e fundit të grupeve, E, F, G, H, ku padyshim përballja e Olimpicos mes Romës dhe Manchester Citit është kryesorja. Kështu në grupin E, Bayern Mynich ka siguruar kualifikimin si e para në grup dhe do të përballet me CSKA-në Moskës në Gjermani. Ndërsa nga krahu tjetër, Roma do të presë Citin një ndeshje ku edhe fitorja nuk garanton asnjë gjë, pasi kujtoujmë, Roma, Citi dhe CSKA-ja e Moskës kanë grumbulluar 5 pikë në 5-së takime.
Në grupin F, PSG dhe Barcelona kanë siguruar kalimin në turin tjetër, ndërsa ndahen me nga vetëm 1 pikë dhe ndeshja e fundit mes tyre do të përcaktoj se cila skuadrë do ta fitoi grupin. Ndeshja do të zhvillohet në "Camp Now". Në këtë grup do të përballen dhe Ajax-Apoel Nicosia për të përcaktuar skuadrën që do të kaloj në Europa Ligë.
Në grupin G, Chelsea ka siguruar kalimin, ndërsa pritet përcaktimi i skuadrës së dytë kualifikuese. Chelsea do të presë Sportingun e Lizbonës e vendit të dytë, ndërsa Shalke udhëton drejt Danimarkës për t'u përballur me Maribon. Për vendin e dytë në këtë grupi, dueli është mes Shalkes dhe Sportingut të Lizbonës, me portugezët që kanë avantazhin e dy pikëve.
Në grupin e fundit, H, dy vendet e para janë të përcaktaura, ndërsa dilema mbetet për vendin e tretë. Kështu, Porto kryesuese do të luaj me Shaktarin e vendit të dytë, ndeshje kjo që do të vlejë vetëm për statistik. Ndërsa për vendin e tretë do të përballen me njëra tjetrën, Athletico Bilbao me Bate Borizov, ku spanjollët janë në vendin e tretë 1 pikë më shumë se Bate Borizov.
11 skuadrat e kualifikuara dhe 5-së skuadrat pretendente për t'u kualifikuar:
Në grupin "A": Atletico Madrid, (Juventus ose Olimpiakos)
Në grupin "B": Real Madrid, (Liverpul ose Bazel
Në grupin "C": Bayern Leverkuesen (Monako ose Zenit)
Në grupin "D": Dortmund dhe Arsenal
Në grupin "E": Bayern Mynich dhe (Roma, Citi ose CSKA e Moskës)
Në grupin "F": Barcelonë dhe PSG
Në grupin "G": Chelsea dhe (Sporting Lizbona ose Shalke 04)
Në grupin "H": Porto dhe Shaktari
Programi sipas grupeve:
Të martën:Grupi A
Juventus-Atletiko Madrid
Olimpiakos-Malmo
Klasifikimi: Atletiko Madrid 12 Pikë, Juventus 9 Pikë, Olimpiakos 6 Pikë dhe Malmo 3 PikëGrupi B
Real Madrid-Ludogorets
Liverpul-Bazel
Klasifikimi: Real Madrid 15 Pikë, Bazel 6 Pikë, Liverpul 4 Pikë dhe Ludogorets 4 PikëGrupi C
Monako-Zenti
Benfika-Leverkuesen
Klasifikimi: Leverkuesen 9 Pikë, Monako 8 Pikë, Zenit 7 Pikë dhe Benfika 4 PikëGrupi D
Dortmund-Anderlecht
Galatasarai-Arsenal
Dortmund 12 Pikë, Arsenal 11 Pikë, Anderlecht 5 Pikë dhe Galatasarai 1 PikëTë mërkurën:Grupi E:
Bayern Mynich-CSKA
Roma- City
Klasifikimi:Bayern Mynich 12 Pikë, Roma 5 Pikë, City 5 Pikë, Cska 5PikëGrupi F
Ajax-Apoel
Barcelona-PSG
Klasifikimi: PSG 13 Pikë, Barcelona 12 Pikë, Ajax 2 pikë dhe Apoel 1 PikëGrupi G
Chelsea-Sporting Lizbona
Maribor-Shalke
Klasifikimi: Chelsea 11 Pikë, Sporting Lizbona 7 Pikë, Shalke 5 Pikë dhe Maribor 3 PikëGrupi H
Athletiko Bilbao- Bate Borizov
Porto- Shakatar
Klasifikim: Porto 13 pikë, Shaktari 8 pikë, Athletico Bilbao 4 pikë dhe Bate Borizov 3 Pikë