Liga e Kampioneve, ngecin Napoli
e Arsenal, sot zbresin 5 çiftet e tjera

Liga e Kampioneve, ngecin Napoli<br />e Arsenal, sot zbresin 5 çiftet e tjera
Skuadrave të mëdha do t’iu duhet të djersisnin mirë për të siguruar kalimin në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Napoli e Arsenali nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e parë.

Napolitanët janë trembur më shumë, pasi Atletik Bilbao i befasoi, kur në 41’ kaloi në avantazh me Muniain, por në 68’ Higuain ka sjellë gjithçka në barazpeshë. Gjithsesi, ky rezultat nuk është aspak i mirë për skuadrën e Rafa Benitez, që tashmë duhet të shkojë në Spanjë për të shënuar të paktën një gol, nëse do të kualifikohet.
 
Nga ana tjetër Arsenal mund ta quajë rezultat të kënaqshëm barazimin pa gola në Turqi me Besiktas, sepse 10 minutat e fundit I ka luajtur me një lojtar më pak, për shkak të daljes së ramsey me karton të kuq. Krejt ndryshe ka qenë nata për favorite tjetër, Bayer Leverkusen.
 
Gjermanët, edhe pse me vështirësi kanë fituar 3-2 në Danimarkë ndaj FC Copenhagen dhe tashmë kualifikimi duket gati i sigurt. Danezët pavarësisht se u duk sikur mund të shkaktonin surprizën e mbrëmjes treguan se pse nuk kanë fituar asnjëherë ndaj një skuadre gjermane në shtëpi.
 
Goli të shpejtë të Kiessling në minutën e 5-të, në ndeshjen e tij të 50-të në Europë, vendasit ju përgjigjën me finalizimet e Jorgensen dhe Amartey. Festa e Copenhagen megjithatë nuk zgjati shumë pasi në të 31-tën Bellarabi barazoi rezultatin ndërsa pak para pushimit një goditje diagonale e Son Heung Min i dha epërsinë Bayer.
 
Në dy ndeshjet e tjera që priteshin të ishin të balancuara, pak a shumë nuk ka pasur surpriza. Skuadrat vendase kanë mbizotëruar, por fitoret e tyre minimale lënë të hapur gjithçka për ndeshejt e kthimit.
Kështu Red Bull Salzburg ashtu siç pritej fitoi pa shumë probleme me suedezët e Malmoes, duke qenë tashmë shumë pranë rikthimit në kompeticionin e kampionëve.
 
Austriakët zhbllokuan rezultatin në minutën e 16-të, pas një siluri brenda në zonë të Schiemmerit ndërsa në pjesën e dytë një goditje dënimi e përsosur e Sorianos i bëri shifrat më komode për ndeshjen e kthimit. Rezultoi e ekuilibruar ashtu siç pritej përballja e fqinjëve lindorë mes Steaus së Bukureshtit dhe Ludogoretsit, ku rumunët kanë fituar 1-0 ndaj fqinjëve.

Ndeshjet e sotme
Lille - FC Porto është ndoshta ndeshja më e fortë e ditës së sotme nga 5 çiftet që përballen për Ligën e Kampioneve. Francezët asnjëherë nuk kanë qenë pre e lehtë, edhe pse portugezët me eksperiencën e madhe të tyre janë favoritët. Po kështu favorit mund të quhet edhe Celtik, që luan në Slloveni ndaj Maribor. Gjithsesi skocezët nuk kanë bindur aspak në turin e kaluar, madje duhet të ishin të eliminuar, pot ë mos ishte gabimi teknik i polakëve të Legia Varshava. Për sa I përket ndeshjeve të tjera është gjithçka në barazpeshë, ku pritet që çdo gjë të vendoset në ndeshjen e dytë.
 
 
Liga e Kampioneve Dje, ora 20:45

Besiktas - Arsenal                            0:0
FC Copenhagen - Leverkusen            2:3
Napoli - Ath Bilbao                           1:1
Salzburg - Malmo                             2:1
Steaua B. - Ludogorets                    1:0

Liga e Kampioneve Sot, ora 20:45
Aalborg - APOEL
Lille - FC Porto
Maribor - Celtic
Slovan B. – BATE Borisov
St. Liege (Bel) - Zenit

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale