Real Madrid ka fituar kryesfidën e javës së tretë të Ligës së Kampionëve, duke mundur në "Anfield Road" me rezultatin 3-0 Liverpulin.

Dy gola Benzema dhe një gol Cristiano Ronaldo (70 gola personal në Ligën e Kampionëve), likujduan një Livperul i cili edhe pse kontrollonte topin nuk rrezikoi thuajse asnjëherë portën e mbrotjur nga Casilias. Ndeshja tjetër e grupit "B" u fitua nga Ludogorets me rezultatin 1-0 ndaj Bazelit, që luajti për më shumë se 70 minuta me 10 veta.

Në grupin "A", suprizoi Olympiacos i cili përmes Shqiptarit, Pajtim Kasami mundi Juventusin me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në vendin e parë ashtu si edhe Atletiko Madrid që fitoi në kryeqytetin Spanjoll me rezultatin 5-0 ndaj Malmoes. Për t'u shënuar në ndeshjen e luajtur në Athinë është fakti se pas shënimit të golit, Kasami festojë duke kryqëzuar duart dhe duke krijuar figurën e shqiponjës dykrenare, simbolin kombëtarë shqiptarë.

Në grupin "C", Monaco barazoi me rezultatin 0-0 ndaj Benfikës në prinsipat, ndërsa Bayern Leverkusen fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Zenitit në Gjermani. Në grupin "D" Dortmundi fitoi në "ferrin" turk ndaj Gallatasarit me rezultatin 4-0, ndërsa Arsenal bëri mrekullinë duke përmbysur rezultatin në minutat shtesë. Anderlecht udhëhoqi deri në minutën e 90', kur lojtarët e Arsen Wenger shokuan belgët duke barazuar rezultatin fillimisht dhe duke e kthyer në favorin e tyre më tej përmes Podolksit, që u kthyer në një hero për anglezët. Ndeshja e zhvilluar në Blegjikë nuk i dha fitoren e parë teknikut shqiptar Besnik Hasi.

Renditjet në grupet respektive:
Grupi "A": Atletiko Madrid 6 pikë, Olimpiacos 6 Pikë, Juventus 3 pikë, Malmo 3 Pikë
Grupi "B": Real Madrid 9 pikë, Ludogorets 3 pikë, Bazel 3 pikë, Liverpul 3 pikë
Grupi "C": Bayern Leverkusen 6 pikë, Monaco 5 pikë, Zenit 4 pikë, Benfica 1 pikë
Grupi "D": Dortmund 9 pikë, Arsenal 6 pikë, Anderlecht 1 pikë, Galatasary 1 pikë

ATSH