Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Finlandës.

Pasditen e sotme, kuqezinjtë udhëtuan nga Cesena drejt Helsinkit dhe, pas mbërritjes në Finlandë, ekipi u akomodua menjëherë në hotel.

Ditën e nesërme, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, së bashku me një lojtar, do të dalë në konferencën për shtyp në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Konferenca për media do të nisë në orën 14:00.

Pas përfundimit të konferencës, ekipi kuqezi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium”, ku do të mbyllë përgatitjet për sfidën me Finlandën.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube dhe në FSHF TV.

Ndeshja Finlandë – Shqipëri do të luhet më 3 tetor, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.