Pas deklaratave të Kryeministrit Berisha për krijimin e Ligës Mbarëkombëtare të Futbollit me Kosovën, Ministria e Sporteve dhe Federata e Futbollit kanë nisur punën për hartimin e projektit që do ti drejtojnë FIFA-s.

Drejtori i sporteve në ministri, Vasil Bici e quan këtë nisëm si të pakthyeshme dhe e cilëson statutin e FIFA-s si të gabuar dhe se duhet të ndryshojë, pasi ka shumë padrejtësi.

Sipas tij askush nuk mund të pengojë bashkimin e Ligës së futbollit dhe kombit shqiptar.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku mbështet idenë, por shprehet pesimist në realizmin e saj, pasi statuti i FIFA-s nuk e lejon këtë iniciativë.

Megjithatë titullari i organit më të lartë të futbollit në Shqipëri mendon se nisma do të ketë një impakt më të fuqishëm, pasi ndryshe nga një vit më parë, këtë herë mbështet nga qeveria.

Dylber Balla