Liga Profesioniste e Futbollit, ja si FSHF-ja tallet me klubet!
Krijimi i Ligës Profesioniste të Futbollit është një çështje e diskutuar shpesh në futbollin tonë, duke u konsideruar si një hallkë, që mund të rregullojë shumë gjëra.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF
Krijimi i Ligës Profesioniste të Futbollit është një çështje e diskutuar shpesh në futbollin tonë, duke u konsideruar si një hallkë, që mund të rregullojë shumë gjëra.
Të paktën në teori kështu është. Pak ditë më parë u dha lajmi se është gjithçka gati për Ligën Profesioniste dhe krijimi i kësaj lige është tashmë vetëm një formalitet, edhe pse jo të gjithë klubet e kanë dhënë miratimin e tyre.
Me krijimin e Ligës Profesioniste, klubet e futbollit në Shqipëri duhet të jenë më shumë zotë të vetes, pasi kanë të drejtën e të qenit pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme në lidhje me garën dhe mbarëvajtjen e saj.
Krijimin e Ligës Profesioniste e ka mbështetur edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që në fakt duket se po tallet me klubet, përderisa vendimet e rëndësishme i merr vetë, siç ka bërë me shitjen e të drejtës televizive.
Dihet që e drejta televizive është një nga pikat më të rëndësishme për klubet shqiptare, që në rastin kur funksionon Liga Profesioniste, i takon që ata ta administrojnë vetë atë.
Në rastin konkret, e drejta televizive jo vetëm që është shitur, por për herë të parë është shitur për katër vjet.
Pra, vendimi për një nga pikat më të rëndësishme të Ligës Profesioniste, është marrë tashmë nga FSHF-ja, që e inkurajon krijimin e kësaj lige, pasi tani nuk i prish më punë, shkruan
Çfarë mund të bëjë Liga Profesioniste në këtë rast? E pamundur që shitja e të drejtës televizive të kthehet mbrapsht… Për çështje të tjera le të vendosë Liga, FSHF-ja ka mbaruar punë me atë që i intereson./ VIPSPORT
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.7%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
37.5%
Vota total: 24
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit
19 Dhjetor, 18:11
-
'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania
18 Dhjetor, 14:52
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08