/ATSH-Anila Struga/.- Forcimi i disiplinës ushtarake në Forcat e Armatosura për të siguruar përmbushjen e misionit të tyre kushtetues është objekt i një projektligji të propozuar nga qeveria dhe i paraqitur për shqyrtim në Kuvend.
Risitë e këtij drafti, krahasuar me ligjin e vjetër, janë të shumta duke nisur me subjektet që kanë autoritetin e dhënies së masave disiplinore, që janë: Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FA-së, kryeministri, ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e forcave dhe strukturave mbështetëse, etj. Secili prej këtyre autoriteteve ka një rreth të mirëpërcaktuar subjektesh, ndaj të cilave mund të marrë masa.
Risi tjetër e pr/ligjit është shtimi me dy herë i numrit të shkeljeve disiplinore, ku mes të tjerash mund të përmenden shkeljet me karakter politik, si:mbështetja e fushatës së një partie, e një anëtari partie apo e një kandidati të pavarur, duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht për të ose propapaganda në ambiente ushtarake në favor të organizatave politike apo shoqërore, përjashtim bëjnë ato me karakter humanitar.
Një pikë e veçantë në ligj lidhet me shkeljet disiplinore që cënojnë figurën e ushtarakut: ku përfshihet përdorimi i pijeve alkoolike gjatë punës, në rastet kur ai është me uniformë; përdorimi dhe shfrytëzimi i korrespondencës zyrtare për qëllime private; mosdeklarimi i përdorimit të medikamenteve për arsye mjekësore që krijojnë efekte në sjelljen e ushtarakut; dhënia e uniformës apo dokumentit të FA-së personave të tjerë; mbajtja e uniformës ushtarake në lokale nate, kazino, lojëra fati etj; përdorimi i lëndëve narkotike kur nuk përbën vepër penale; publikimi në rrjetet sociale i pamjeve personale apo të çdo efektivi të Forcave të Armatosura me armatim ushtarak; etj.
Shkeljet të tjera disiplinore p/ligji parashikon ato që lidhen me mbajtjen dhe përdorimin e armëve, si mosraportimi i përdorimit të armës së zjarrit; përdorimi i armëve të paautorizuara; mbajtja e armës nga nënoficeri ose ushtari i FA-së kur është pa uniformë, etj.
Në draft përfshihen dhe shkelje të tjera disiplinore, ku mes tyre veçohet kryerja e ngacmimeve seksuale, një shkelje shumë e ndjeshme kjo, e shkruar në të gjitha ligjet e disiplinës së vendeve anëtare të NATO-s.
Sa i takon masave disiplinore, ato janë ndarë në të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Dy llojet e para kanë qenë të parashikuara në ligjin e vjetër të disiplinës, ndërkohë që shkeljet shumë të rënda janë një risi e këtij projektligji.
Në masat për shkeljet e lehta përfshihet qortimi, detyra shtesë, puna jashtë orarit. Ndërsa si masë për shkeljet e rënda janë vërejtjet me shkrim, kufizimi i lëvizjes në kufij të përcaktuar, ndalimi disiplinor, gjobitja në pagë.
Sa i përket masave për shkelje shumë të rënda janë vërejtjet me paralajmërim, një masë paralajmëruese kjo me shkrim për lirim nga FA-ja, si dhe lirimi nga Forcat e Armatosura, që është masa ekstreme që i jepet ushtarakëve në rastet e shkeljeve shumë të rënda disiplinore. Në pr/ligj parashikohet që autoriteti, i cili mund të japë masën me lirim nga Forcat e Armatosura, të jetë i njëjti që ka dhe kompetencën e emërimit të ushtarakëve në ushtri.
Për herë të parë ligji i ri parashikon dhënien e masave disiplinore nga autoritetet civile, siç janë ministri i Mbrojtjes, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës. Një zgjedhje e tillë është bërë me qëllim që çdo ushtarak i FA-sëe qoftë ushtari më i thjeshtë apo dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të jetë subjekt i këtij ligji, pra të jetë i detyruar me ligj të ndjekë një sjellje të caktuar dhe të mos kryejë veprime të tjera të caktuara në punën e tij të përditshme dhe më gjerë, si ushtarak i FA-së.
/Shqiptarja.com