Janë një numër ligjesh të miratuara në seancën e fundit të Kuvendit dhe që janë në pritje të dekretimit nga Presidenti i Republikës.
Kjo procedurë, në vetvete rutinë, pritet me interes pasi disa nga ligjet e miratuara janë shoqëruar me debate dhe kontestim nga opozita.
Një ditë më parë, Presidenti Bujar Nishani refuzoi dekretimin e ligjit "Për Shkollën e Magjistraturës", duke i konsideruar ndryshimet ligjore në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkohë, në pritje për t'u dekretuar janë disa ligje, miratimi i të cilave është bërë me shumicë të cilësuar (84 vota), si ligji "për ndarjen administrativo-territoriale"; ligji "Për Policinë e Shtetit"; ndryshimet në ligjin "Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë", si dhe marrëveshja me kompaninë CEZ.
Për këto ligje, të miratuara rreth dy javë më parë në Kuvend, për dekretimin e të cilave Presidenti ka 21 ditë në dispozicion, shtypi i sotëm shkruan se vendimi i Kreut të shtetit mund të jetë refuzues.
Sipas Kushtetutës, Presidenti mund ta kthejë vetëm një herë ligjin për rishqyrtim në Kuvend, pasi në rast se parlamenti vendos të miratojë të njëjtin variant, atëherë këto ligje botohen automatikisht në Fletore Zyrtare./ATSH/
/Shqiptarja.com