Ligjërohet tregtimi i monedhave virtuale në Shqipëri! Hyn në fuqi rregullorja! Subjektet ‘në lupën’ e AMF që të mos pastrojnë para

Pas miratimit të ligjit, tashmë edhe rregullorja me të gjitha udhëzimet për rregullimin e tregut të kriptomonedhave, ka hyrë sot në fuqi, si një masë e qeverisë që synon të rregullojë me ligj tregun digjital që po zhvillohet me hapa të shpejtë në gjithë botën. 

Në rregulloren e botuar në Fletore Zyrtare më 26 nëntor, përcaktohet qartë të gjitha rregullat për një biznes apo një individ, nga marrja e licencës e deri tek dalja në treg si bursë digjitale. Kjo rregullore i hap tashmë rrugën investimit të ligjshëm në kriptomonedha edhe në Shqipëri, të cilat deri më tani kanë qenë të palejuara për shkak të mungesës së akteve nën-ligjore.

Për tu licencuar në bursën digjitale, të gjithë subjektet e interesuara do të dorëzojnë kërkesën pranë AMF dhe AKSHI. Një subjekt duhet të ketë kapital minimal nga 20 milionë lekë deri në 90 milionë lekë, duhet të paraqesë burimin e kapitalit, dokumente mbi besueshmërinë, por edhe përshkrim të detajuar të sistemeve që do përdore dhe procedurave që do ndjekë.

Pas shqyrtimit të kërkesës nga autoritetet, në rast se subjekti licencohet ai nuk ka të drejtë të delegojë apo transferojë licencën te një palë e tretë pa marrë miratim nga autoriteti përgjegjës. Nëse ky rregull shkelet, subjektit i hiqet licenca e tij.

Rregullorja përcakton 3 licenca që bizneset apo individët mund të marrin, ku ndahen në pagesa digjitale që duhet të kenë kapital miminal depozituar në bankë 20 milionë lekë, monedha virtuale që përbën licencën e kategorisë B kërkon kapital më të madh minimal me 60 milionë lekë, dhe ajo e kategorisë C për titujt digjitalë 90 milionë lekë të depozituar në një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.

a) licenca e kategorisë “A”, ku mund të tregtohen vetëm tokenë digjitalë shërbimesh, tokenë digjitalë asetesh dhe tokenë digjitalë pagesash, në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në nenin 57, të ligjit;
b) licenca e kategorisë “B”, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategorinë “A”, mund të tregtohet gjithashtu para FIAT dhe monedha virtuale, në përmbushje të detyrimeve të përcaktuara në nenin 58, të ligjit;
c) licenca e kategorisë “C”, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategoritë “A” dhe “B”, mund të tregtohen gjithashtu, edhe tokenë digjitalë të titujve, në përmbushje të detyrimeve të parashikuara në nenin 59, të ligjit”, thuhet në rregullore.

Në rregullore është përcaktuar që të gjitha subjektet e licencuara duhet të miratojnë edhe një rregullore për parandalimin e pastrimit të parave. Madje për këtë aktivitet Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të zbatoj vigjilencën e zgjeruar që është një proces i thellë kontrolli mbi subjektin e licencuar në mënyrë që të shmanget çdo mënyrë për të pastruar para apo financuar terrorizmin.

“Bursa DLT është subjekt i rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nr. 58, datë 30.6.2015, “Mbi masat e vigjilencës së duhur dhe të zgjeruar nga subjektet e ligjit mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, si dhe zbaton me përpikëri të gjitha detyrimet e përcaktuara për ofruesit e shërbimeve të mjeteve virtuale, në përputhje me legjislacionin në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, thuhet në vendim.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin për kriptomonedhat)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 01/12/2021 04:10

    Vetëm nëse vidhet energjia elektrike sepse me këtë çmim tregu nuk ke leverdi të instalosh miniera kripto!!

    Përgjigju
  • Arbër: 30/11/2021 20:35

    Ua ka hap derën serbëve që të varfërojnë këtë popull të vuajtur edhe më shumë. Lojë moderne piramidale.

    Përgjigju
  • Alb: 30/11/2021 20:19

    Edhe kjo si firmate peramidale do shkoj nje dite

    Përgjigju
    • Sudja Jr: 01/12/2021 00:05

      Shyqyr qe na erdhi dita edhe njehere.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë