'Ligjet' aprovojnë aktin normativ
për ujësjellësit borxhlinj ndaj CEZ
Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ përmes të cilit Qeveria i mban pushtetit vendor një pjesë parash nga granti i pakushtëzuar, që me ligj duhet t’i kalojë nga buxheti i shtetit, me qëllim për të larë një pjesë të borxhit që ujësjellësit kanë ndaj kompanisë CEZ-Shpërndarje.
TIRANE - Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ përmes të cilit Qeveria i mban pushtetit vendor një pjesë parash nga granti i pakushtëzuar, që me ligj duhet t’i kalojë nga buxheti i shtetit, me qëllim për të larë një pjesë të borxhit që ujësjellësit kanë ndaj kompanisë CEZ-Shpërndarje.
Opozita, e cila votoi kundër, e ka cilësuar aktin një shkelje të Kushtetutës dhe kartës së pushtetit vendor, që i njeh këtij të fundit të drejtën për të planifikuar sipas dëshirës fondet e grantit të pakushtëzuar që vjen nga pushteti qendror. Deputeti socialist Bashkim Fino foli për një akt arbitrar dhe partisan.
“Dhe kur e kanë planifikuar dhe miratuar me atë mini parlament që themi të komunës së bashkisë sot ngrihet Ministria e Financave me një ligj dhe akt normativ bashkë me dorën tonë dhe i themi pavarësisht si e ke miratuar t’i, unë me këtë akt normativ po të rrëmbej 14 milionë dollar, me taksë normative për t’i kaluar CEZ.”, u shpreh Bashkim Fino.
Kryetari i komisionit, demokrati Ilir Rusmaili, deklaroi se borxhet që kanë ujësjellësit ndaj CEZ janë pasojë e një mentaliteti sipas të cilit borxhet i lan Qeveria në fund të vitit. Për këtë, ai i kërkoi zv/ministrit të Financave, Nezir Haldeda, që ekzekutivi ta thotë hapur se nuk do të tolerojë shpërdorimet.
“Ky akt normativ nënkupton se qeveria nuk do të ketë më indulgjencë ndaj abuzimit, nuk do të mbyllë më sytë dhe veshët ndaj njerëzve që administrojnë keq pushtetin, resurset publike, ndaj njerëzve që i bëjnë rrush e kumbulla lekët e shqiptarëve ose ndaj atyre që i vjedhin ata. Nëse është kështu unë e votoj me të dyja duart aktin normativ. Por zoti zv.ministër shumë sinqerisht sinjali nga ju nuk më vjen kaq serioz”, tha Ilir Rusmajli.
Borxhet që ujësjellësit kanë ndaj CEZ është i akumuluar që nga viti 2007. Për të ndihmuar kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike, qeveria kërkon të mbajë rreth 1.3 miliardë lekë nga fondi i grantit të pakushtëzuar për tremujorin e fundit 2012-ës, duke vënë në vështirësi shumë bashki e komuna që kishin planifikuar këto fonde në projektet e tyre.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.3%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e "ndëshkimit" të Biden në OKB
25 Nëntor, 20:01