Ligjet dhe ekonomia miratojnë pr/ligjin e strehimit social! Debate për fondin 3% të ndërtuesve: Të adresohet qartë! PD: Nëpunësit civil të mos penalizohen pas ikjes nga puna

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për strehimin social, ku do të përfitojnë tashmë dhe punonjësit e administratës publike dhe fëmijët e të rënëve në detyrë në policinë e shtetit, apo familjarët e mjekëve që humbën jetë nga COVID 19, u miratuan edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe tek Komisioni i Ligjeve. Te ‘Ligjet’ Dhurata e Çupi e Partisë Demokratike, kërkoi mos diskriminim të punonjësve të administratës.

“Edhe kur u miratua ligji parë patëm debat  për 3% e ndërtuesve, por ju vazhdoni në këtë drejtim. Unë s’po mbroj ndërtuesit, por këto tarifa dhe taska i transferohen qytetarit përmes kostove të banesave. Ligji nuk sjell risi, por shton varfërinë. Nga ana tjetër do kemi administratën publike që shumë mirë bënë që vendoset në ligj që mund të plotësoj kriteret. Ju skeni sjell asnjë diferencë mes shtresave. Kam lexuar që shumë bashkive nuk ja u keni marrë opinionin për strehimin social. As të shoqatës së ndërtuesve. Një ligj sipas tyre diskriminues për të ata që përfitojnë, pasi administratës publike mund të ja hiqni të drejtën në mes të kredisë, pasi nëse një punonjës jep dorëheqjen në mes të kredisë, ti i heq kredinë. Një punonjësi që largohet nga puna, që merr në mas ti ja heq këtë mundësi.’- tha Çupi.

Për Deputetin Socialist Eduard Ndreca, shqetësim është kosto e lartë e banesave.

‘Ne vijmë me ndryshime, e nuk vijmë me një paketë të plotë, por merret një mendim i përgjithshëm. U diskutuan këtu disa kategori, që mund ti fusim më vonë, që të bëhen pjesë e paketave të tjera në këtë ligjin për strehimin social. Ne s’marrim kurajën të shkojmë përtej diskutimeve, angazhimit të aktorëve që merren drejt për drejt me këtë çështje. Realisht po ju them që ju me Bashkitë nuk është se jeni në harmoni me çfarë dëgjoj unë. Bashkitë ankohen më shumë se askush tjetër për procedurat e strehimit social. Unë nuk bije dakord në shumë gjëra. 1.Barra rëndë e dokumenteve, është absurd, jeton në Shqipëri, përse duhet të sorollatet nëpër zyrat e shteti e më pas duhet të aplikojnë në bashki. Plotësojnë dokumentacionin 60 persona, Këshilli vendos se kush përfiton se ju keni vendosur 30 përfitues, e ju shkon mundimi kotë. E i duhet të presin vitin tjetër. Nuk është e drejtës.’- tha Ndreca.

Shqetësim i cili mori përgjigjen e zv/Ministres së Financave Olta Manjani. Tek komisioni i Ekonomisë, u debatua mbi çështjen e 3% të sipërfaqes së ndërtuar, që ndërtuesit duhet t’u japin bashkive për strehim social. Opozita kundërshtoi krijimin e një ndërmarrje që për financimin dhe menaxhimin e banesave sociale, teksa u kërkua një qartësim më i mirë i adresimit të fondit 3%.

‘Duhet përcaktuar qartësisht buxheti me destinacion. 3% futet në formë materiale për apartamentet që janë në periferi dhe në qendër të futet me vlerë monetare. Sa i përket destinacionit s’ka nevojë për ‘kompani këtu. Ne e kemi pasur një ent banesash dhe dështoi.’- tha Shehi.

U bë debati për 3% pasi sipas znj. Koliqi Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë as me vendim të Këshillit të marrë në vlerë monetare sepse e ndalon ligji. Dhe nuk ishte kështu. Të vendosim një klauzolë në ligj ku ‘lejohet’ dhe jo ‘detyrohet’ krijimi i ndërmarrjes nga këshilli.’- u shpreh Shalsi.

Ndryshimet ligjore në ligjin për Strehimin Social të sjella nga qeveria parashikohet që t’u vinë në ndihmë të paktën 6000 subjekteve në tre vitet e para dhe po ashtu të krijojë një hartë digjitale të përfituesve, fondeve dhe banesave sociale në vendin tonë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Duhet edukim si të përdoret

Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Duhet edukim si të përdoret