"Ligjet" miratojnë ndryshimet në
Kodin Doganor për 'Duty Free Shop'

Kodin Doganor për 'Duty Free Shop'">
TIRANË - Qeveria rikthen hapjen në pikat doganore të “Duty free shop”, që janë magazinat doganore te dyqaneve të çliruara nga taksat. Ndryshimet e kodit doganor u prezantuan komisionin e ligjeve nga drejtoresha e komanduar e doganave Irena Beqiraj, e cila tha se projekti parashikon ngritjen për 17 magazina të tilla në pikat doganore. Projekti u kritikua nga dy palët politike por u miratua në fund pas propozimeve për rolin e ministrit në këtë drejtim.
 
Pas debateve në komisionin e ligjeve mazhoranca me dy vota kundër të opozitës ka miratuar ndryshimet në Kodin Doganor lidhur me hapjen e magazinave doganore të llojit te dyqaneve të çliruara nga taksat të njohura si “Duty free shop”. Propozimi i ministrisë së Financave ka marrë kritika edhe nga deputetët e shumicës në komision.
 
Sipas deputetit Bashkim Fino “Duty free shop” nuk mund të rrisë turizmin, ndërsa për demokratin Eduard Halimi qeveria përmes këtyre ndryshimeve nuk ka një mekanizëm të qartë se si mund të ndalojë klientelizmin.
 
Por sipas drejtoreshës së komanduar të doganave, njëkohësisht zëvendës ministër e Financave, Irena Beqiraj, tha se autorizimi për “Duty free shop” jepet nga ministri ndërsa me ligjin e ri parashikohet të ngrihen maksimumi 17 duty free shop në të gjitha pikat doganore.
 
Po ashtu Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet ne projektligjin për heqjen nga fondi pyjor Kombëtar të sipërfaqes të cilat preken nga ndërtimi i disa Hidrocentraleve. Ky projekt u kundërshtua nga deputeti i mazhorancës Dashamir Peza i cili tha se voton kundër këtij projekti pasi sipas tij ngritja e këtyre hidrocentraleve dëmton pyjet duke pakësuar ndjeshëm sipërfaqet pyjore. 
 
Debatet në Komisionin e Ligjeve për ndryshimin në Kodin Doganor
Bashkim Fino: Pse duhet të diskutojmë përsëri për ndryshimin doganor kur sapo u miratua. “Duty free shop” nuk mund të rrisë turizmin.

Fatmir Mediu: Ky projektligj nuk eleminon evazionin.

Irena Beqiraj: Administrata doganore ka evoluar.

Vasilika Hysi: Nuk më vjen mirë që sapo ka kaluar. Kodi Doganor vijnë ndryshime të tjera.

Irena Beqiraj: Ndryshimet synojnë të zgjerojnë gamën e magazinave doganore të llojit të dyqaneve të çliruara nga taksat. Duke krijuar mundësinë e ngritjes në të gjitha pikat doganore.

Eduard Halimi: Nuk e kuptoj pse e keni sjellë kur s’keni bërë asnjë studim apo keni ndonjë licensë që doni të jepni. Cili është mekanizmi që ndalon klientelizmin. Mos na bëni për budallenj.
 
Irena Beqiraj: Nuk po iu bëjmë për budallenj. Autorizimin e jep ministri. Ne duam të mbështesim biznesin. Mendojmë që nga viti 2003 doganat janë rritur. Maksimumi do të jene maksimumi 17 “Duty free shop”.
 
Arben Ristani: Kjo është një procedurë e shkruar apo është thjesht një mendim.
 
Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave: Është e shkruar, ata që aplikojnë duhet të plotësojnë dokumentacionin përkatës.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot