Ligjet për armëmbajtjen në
SHBA, 15 vrasje masive në tetë vite

Ligjet për armëmbajtjen në<br />SHBA, 15 vrasje masive në tetë vite
Që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama ka folur apo publikuar deklarata lidhur me 15 vrasje masive. Ngjarja më e fundit në Kaliforni ka ngjallur zemërim lidhur me ligjet amerikane për armëmbajtjen. Por siç na njeh materiali në vazhdim, ndryshimi i ligjeve nuk është aq i lehtë sa mund të mendohet.
 
Presidenti Obama ka bërë thirrje pas çdo vrasje masive, sikurse kjo e fundit që la 14 të vrarë në Kaliforni, për ndryshimin e ligjeve për armëmbajtjen. 
 
“Si shoqëri duhet të ndërmarrim hapa të rëndësishëm që e bëjnë të vështirë rënien e armëve në duart e individëve.”
 
Por ndryshimi i ligjeve është i vështirë për tre arsye. E para është tradita.  Disa thonë se amendamenti i dytë i kushtetutës u jep amerikanëve të drejtën për të mbajtur armë. Ish ligjvënësi republikan Vin Weber, tani është lobist.
 
“Është pjesë e eksperiencës mitologjike që armëmbajtja është e rëndësishme tek identiteti amerikan.”
 
Së dyti kemi të bëjmë me Shoqatën Kombëtare të Armëmbajtjes, NRA. Kjo shoqatë me 4 milion anëtar ka shpenzuar 10 milion dollarë gjatë tre viteve për lobim për të drejtën e armëmbajtjes.  Përsëri Vin Weber:
 
“NRA është e fuqishme sepse përfaqëson njerëz real, që përfshihen në procesin politik, shprehen, votojnë dhe janë aktivë.”
 
Zakonisht, demokratët propozojnë ligje për kontrollin e armëve dhe republikanët i rrëzojnë ato. Senatori Chuck Schumer:
 
“Derisa amerikanët të ngrenë zërin, bllokimi i kësaj çështje nuk do të ndryshojë.”
 
Kjo është edhe arsyeja e tretë. Një anketë nga Pew tregon se amerikanët janë të ndarë me 52 për qind që mbështesin armëmbajtjen. Carroll Doherty është me Pew Research.
 
“Reflektohet ndjenja mes shumë amerikanëve se i duan armët për mbrojtje personale.”
 
Kundërshtarët e armëve duan që presidenti Obama të anashkalojë Kongresin, të detyrojë prodhuesit e armëve të zbulojnë linjat e shpërndarjes dhe të ndëshkojë tregtarët armët e të cilëve janë të përfshira në krime. /VOA/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship