Ligji 7501, Themie Thomai: Të
riorganizohen kooperativat

Ligji 7501, Themie Thomai: Të<br />riorganizohen kooperativat
Gjatë diskutimeve në vitin 1991 për miratimin e ligjit 7501 për ndarjen e tokave bujqësore, kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbështetur propozimin për dhënien në përdorim të tokës te ai që e punon. Ndërsa ka shtuar se duhet të respektohet dhe parimi “Prona është e shenjtë”, duke I ruajtur të drejtën pronarëve të vjetër. “Së pari, toka t’i jepet fshatarit, mbështetur në parimin “atij që e punon”. Së dyti, zgjidhja e pronësisë të bëhet konform parimit “prona është e shenjtë”, është shprehur Berisha. Ndërkohë që Themie Thomai, ish-ministre e Bujqësisë së para vitit 1990, e cila në vitin 1991 u zgjodh deputete e Partisë Socialiste ka propozuar riorganizimin e pronarëve të rinj në kooperativa. “Ata kërkojnë që kooperativa bujqësore të organizohet në grupe kooperativistësh, 5 familje, 10 familje, pra të privatizohet puna dhe prodhimi”, është shprehur Thomai. Ndërsa kërkon të mos lejohen ndërtime në tokën bujqësore. Në debatet e mëvonshme Thomai shprehur pro mendimit për ti ish-punonjësve të kooperativave të drejtën e pronësisë dhe jo vetëm të përdorimit. Por nuk kanë munguar as deklarata për ndarjen e pronës sipas kufijve të vjetër, ku Halil Elezi thekson se në shumë zona tokat janë ndarë me kanun. Por se shton se duhet që shteti tu kalojë të drejtën e plotë për shit blerje pronarëve të rinj, duke u dhënë dhe tapitë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç