Ligji 7501,votohet në parim me 106
vota pro, 52 kundër, 19 abstenime

Ligji 7501,votohet në parim me 106<br />vota pro, 52 kundër, 19 abstenime
Ndërkohë që nga deputetët e Partisë Demokratike është mbështetur fillimisht dhënia e tokës në përdorim dhe më pas, për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare. Shqiptarja.com vijon sot botimin e debateve për ligjin e ndarjes së tokës. Ku, ashtu si dhe janë shprehur deputetët në seancat e para do të ishte një draft që do të sillte problematika në kohë. Ndërkohë që ata që e morën tokën në përdorim tashmë e kanë ligjëruar për kthim në pronësi, mbështetur kjo nga ndryshimet e mëvonshme të ligjit. Megjithatë, pavarësisht se në parim ligji ka marrë 106 vota pro, 52 kundër, 19 abstenime, në tërësi është regjistruar vetëm votimi me konsensus, por pa saktësuar numrin e deputetëve që shprehën votën.

Rexhep Uka
Kur të gjitha partitë politike sot në programin e tyre kanë mbështetur pa rezerva ekonominë e tregut, patjetër që nuk mund të përjashtojmë këtu bujqësinë. Aktualisht sistemi kooperativist ekziston vetëm de jure. Muajt e fundit me një shpejtësi të paparashikueshme kjo formë organizimi, e komanduar nga lart, po shkon drejt kataklizmës përfundimtare. Të gjendur përballë kësaj situate dramatike do të ishte nonsens çdo orvatje për të mbajtur ose riparuar kooperativat. Duke qenë se jemi futur thellë në kohë të humbur, problemi shtrohet; në bashkëmarrëveshje dhe pa asnjë paragjykim, me maturi dhe largpamësi të japim mendime sa me konstruktive, që të ndalim hemorragjinë që ka filluar.


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç