Ligji anti-duhan, takim mes
inspektoriateve për ecurinë e punës

Ligji anti-duhan, takim mes<br />inspektoriateve për ecurinë e punës
TIRANE - Nën kujdesin e Ministrit të Shëndetësisë u organizua sot një takim ndërinstitucional me institucionet përgjegjëse, me në fokus ligjin anti-duhan. Në takimin e drejtuar nga Zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, ishin të pranishëm përfaqësues të inspektoriateve të punës, të angazhuara në respektimin e ligjirt anti-duhan.

Në takim u përcaktuan modalitet për bashkërendimin e punës së inspektorateve përgjegjëse, ku theksi kryesor ishte bashkërendimi, njohja me kompetencat dhe raportimi i punës pranë Inspektoratit të Përgjithshëm Shtetëror në lidhje me prezencën dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji.

Zëvendësministri Rjepaj u shpreh se është e rëndësishme  që të përçohet në publik mesazhi se zbatimi i ligjit është detyrë e institucioneve shtetërore dhe serioziteti i kryerjes së punës për ligjin në fjalë është domosdoshmëri dhe prioritare. Ai theksoi ndër të tjera se “zbatimi i ligjit anti-duhan është, përveç të tjerash, një çështje madhore e mbrojtjes së shëndetit publik, si dhe një problem social-kulturor.

inspektoriatet

Për këtë arsye Rrjepaj nënvizoi nevojën e angazhimit të gjithë strukturave, duke synuar edhe përgjigjen qytetare ndaj shkeljes së ligjit, që sipas tij do të thotë jo vetëm ekzekutimi i gjobave, por edhe pjesëmarrje aktive qytetare në zbatim të ligjit anti-duhan.

Gjithashtu, nga Kryeinspektori i Përgjithshëm Ilir Zela u nënvizua rëndësia që ka informimi i përmuajshëm rreth ecurisë së punës për zbatimin e këtij ligji nga të gjithë inspektoratet.

Nga ana tjetër, një pasqyrë e përgjithshme rreth ecurisë dhe problematikës së punës së deritanishme u trajtua nga Kryeinspektori i ISHSH-së Eltar Deda, i cili vuri theksin në respektimin e ligjit, në shkallën e lartë të profesionalizmit dhe evokimin e parimeve të etikës qytetare gjatë inspektimit të çdo subjekti, dhe rritjen e shkallës së vetëdijes se puna fillon në rradhë të parë nga vetë grupet e punës duke inspektuar institucionet e varësisë dhe duke përcjellë një frymë edukuese në zbatimin e ligjit.

inspektoriatet

Gjithashtu, në takim u përcaktuan gjithashtu modalitetet për hartimin e planeve të përbashkëta të punës dhe mbledhjet e përmuajshme për bashkërendimin e punës me të gjitha inspektoratet, përgatitja e udhëzuesve të përbashkët për çështje të cilat mbivendosen dhe janë përgjegjësi e të gjithë inspektorateve, trajnimi i inspektorateve të tjera në lidhje me çështjet e zbatimit të ligjit anti-duhan, standardizimi i procedurave të penaliteteve, trajnimin e inspektorëve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024