Inspektorati Shtetëror Shëndetësorka krye një sërë inspektimesh në lokale e ambiente të tjera të hapura gjatë natës në qytetin e Tiranës.  

Gjatë mbrëmjes janë kryer 17 inspektime në lokale, kafe e ambiente të tjera publike. Si rezultat i moszbatimit të ligjit në fjalë nga ana e inspektorëve të ISHSH janë marrë masa administrative me vlerë totale 1 200 000 lekë.

Klubet/lokalet ndaj të cilëve u morën masa janë:
Mumja
paradisso
hellokitty
monalisa

Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dega Tiranë  u shpreh: ‘Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë është i vendosur të zbatojë në mënyrë të barabartë për të gjithë ligjin Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 i ndryshuar ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ dhe gjithashtu të ndjekë në mënyre konstante zbatimin e tij’.  

Këto inspektime u kryen duke u bazuar në ligjin ‘Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë Nr. 10433, dt. 16.06.2011 dhe kishin për qëllim respektimin e ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 i ndryshuar ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)