Sipas njoftimit për shtyp nga ky inspektoriat, gjatë muajit janar ISHSH ka kryer mbi 1200 inspektime në Qarkun Tiranë. Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor,Tiranë, thekson se se megjithëse ISHSH, është një institucion që ka filluar nga puna vetëm në shtator 2014 aktiviteti i deritanishëm i tij tregon më së miri vendosmërinë e ISHSH për zbatimin e ligjit dhe vendosjen e standarteve të njëjta për të gjithë.
Gjatë kësaj periudhe ISHSH ka inspektuar kushtet e higjenes edhe ne 295 klinika stomatologjike në Qarkun Tiranë prej të cilalave ka konstatuar shkelje të ligjit, në 5 prej tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)