Ligji i barnave, palët
nisin propozimet

Ligji i barnave, palët<br />nisin propozimet
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë pas hartimit të projektligjit të barnave u la kohë palëve siç janë grosistët, prodhuesit e barnave në vend por edhe drejtuesve të Urdhrit të Farmacistëve që të japin propozimet e tyre. Të parët që kanë kanë dërguar propozimet kanë qenë përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve të cilët kërkojnë vendosjen e distancës për të hapur një subjekt të tillë, por edhe kushte të tjera. Ndër këto kushte është edhe vendosja e kriterit që pronari i farmacisë të jetë farmacist, pasi pohojnë se ky shërbim është kthyer në biznes ndonjëherë edhe të palicencuar.

“Kemi pasur farmaci të cilat nuk kanë pasur fare farmacist brenda. Atëherë, licenca tregtare ka qenë e vlefshme por çfarë ka marrë qytetari? Ne si Urdhër Farmacistit kam të drejtën deri në heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit, por janë institucione të tjera ato që lejojnë veprimin e këtij aktiviteti dhe nuk marrin asnjë masë për ndalimin e licencës tregtare” pohon Diana Toma, Presidente e Urdhrit të farmacistëve.

Propozimet e grupeve të interesit janë dorëzuar në ministrinë e Shëndetësisë, që pritet t’i japë formën përfundimtare ligjit të ri të barnave, që synon kontroll me të madh të cilësisë së ilaçeve. Ndërkohë të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në Evropë pas Bullgarisë, për numrin më të larte të farmacive plot 1500 të tilla. Në kryeqytet numri i farmacive për banorë shkon në më pak se 1 mijë, ndërkohë që mesatarja evropiane është rreth 3 mijë. sa i përket përqendrimit të farmacive, numri më i madh i tyre është përreth QSUT dhe Spitalit Ushtarak që kanë secili nga 30 farmaci afër.

Ndërkohë që në të gjithë Tiranën numërohen rreth 700 farmaci të cilat në një vend prej 200 metër mund të shohësh edhe 4 të tilla, sidomos në zonat ku pranë është një institucion i vetëm shëndetësor, qoftë ai klinikë apo poliklinikë lagjeje apo private. Heqja e distancës së farmacive u bë 5 vjet më parë, ndërkohë që ligji i vjetër parashikonte që mes dy subjekteve të tilla duhet të kishte një distanca prej 150 metra.

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)