Ligji i gjuhëve në RMV/ Flet zv.ministri i Jashtëm maqedonas: Vendimi, pa dëmtuar shqiptarët

Zv.ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski, komentoi procedurën e nisur në Gjykatën Kushtetuese të vendit për abrogimin e ligjit të gjuhëve.

Nga Korça, ku ishte i pranishëm në konferencën shkencore për 80 vjetorin e mësimit të gjuhës maqedonase në Shqipëri, ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk pritet të marrë vendime që cënojnë gjuhën shqipe.  

"Këto klauzola, që përmendni, janë krijuar për të rregulluar përdorimin e gjuhës shqipe në kontekste specifike, si në uniformat e policisë dhe ushtrisë, në kartëmonedha, ose në raste të caktuara në gjykata. Mendoj se nuk do të ketë vendime që do shkelin kushtetutën dhe konkretisht vendim I cili do të cënonte përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut",- tha Dimitrievski. 

Në Maqedoninë e Veriut, çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe lidhet me marrëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave. Shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre.

"Ky është një moment i rëndësishëm që thekson rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe gjuhës, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Festimi i 80 viteve të mësimdhënies së gjuhës maqedonase në Shqipëri është një dëshmi e lidhjeve kulturore të qëndrueshme dhe respektit të ndërsjellë midis dy vendeve. Njohja dhe mbështetja e të drejtave të pakicave, si mundësia për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, forcon lidhjet midis vendeve dhe nxit bashkëpunimin rajonal",- theksoi zv.ministri i Jashtëm i RMV.

K.M/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore