Në Maqedoninë e Veriut ka nisur debati për dekriminalizimin dhe legalizimin e marijuanës, pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev, se Ohri dhe qendrat e tjera turistike në vend duhet të mendojnë seriozisht të ndjekin shembullin e Amsterdamit në mënyrë që të zhvillohet turizmi në nivelin evropian.
Qeveria ka ftuar sektorin civil dhe të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e debatit, që të hartohet një zgjidhje ligjore që do të mund të sillte përfitime të shumta.
“Ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, pasi kemi të bëjmë me një çështje komplekse. Përfshirja e të gjitha palëve të interesuar do të ndihmonte në gjetjen e një zgjidhje cilësore që mund të sjellë më shumë përfitime për shtetin në aspekt të rregullimit të tregtimit të marijuanës, uljes së krimit, por edhe përfitime ekonomike, para së gjithash për turizmin dhe gastronominë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Qeveria ende nuk ka dalë me ndonjë propozim konkret mbi legalizimin, por bazuar në deklaratat e kryeministrit Zaev, ajo do të legalizohej në kushte të caktuara, në kafenetë ekzistuese dhe ato që do të hapen, me standarde të caktuar të ventilimit si dhe dëshmi mbi prejardhjes e lëndës.
Opozita e vlerëson si përpjekje të pushtetit për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga gjendja e rëndë me pandeminë, por edhe si përpjekje për vënien nën kontroll të këtij biznesi ilegal, ndërkohë që kundër janë shprehur edhe partitë shqiptare.
Maqedonia e Veriut në vitin 2019 ka legalizuar kanabisin, por vetëm për qëllime mjekësore. Autoritetet qeveritare në atë kohë deklaruan ky biznes pritet t’i sjellë shtetit përfitime, që mund të shkojnë deri në 100 milionë euro në vit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 892
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkup/ Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
7 Mars, 19:35
-
Elbasan, trafik armësh drejt Maqedonisë së Veriut dhe falsifikim dokumentesh, në pranga organizatori dhe dy bashkëpunëtorët
5 Mars, 11:30
-
Shkup, qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit
25 Shkurt, 20:06
-
Autoritetet maqedonase arrestojnë një shtetas nga Kosova, me kërkesë të Serbisë
15 Shkurt, 20:07
-
Përleshje me armë mes disa personave në Shkup, vritet 35-vjeçari shqiptar
11 Shkurt, 13:07
-
'Kurti ndërhyri rreth gjuhës shqipe në RMV', Ali Ahmeti mesazh qytetarëve: Mos e lini Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë
8 Shkurt, 15:30
-
Pozita dhe opozita e Maqedonisë tryezë në Korçë, akuza qeverisë: Po lejon asimilimin e maqedonasve nga Bullgaria
8 Shkurt, 15:30
-
Maqedoni e Veriut, shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit! Ali Ahmeti ngre alarmin: Rrezikohet struktura multietnike! Njoftuam BE, SHBA e Britaninë
7 Shkurt, 12:22
-
Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit dhe paketimit
7 Shkurt, 08:51
-
'A e dëgjuat Ramën e Spiropalin, ligji të mos preket', Ali Ahmeti reagon pas deklaratës së Albin Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje (VIDEO)
6 Shkurt, 21:55
-
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj
4 Shkurt, 15:02
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20