TIRANE- Kuvendi miratoi dje me 83 vota pro dhe 8 kundër projektligjin për shtyrjen e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Ndërsa afati i tij mbaronte dje, kohëzgjatja e procesit është shtyrë, kësaj here me gjashtë muaj, deri më 30.10.2015.
Paralelisht është shtyrë deri më këtë datë edhe miratimi i fondit të pronave shtetërore që do të përdoren për kompensimin e pronarëve. “Parashikohet shtyrja e afatit të krijimit dhe miratimit të fondit të pronave, pasuri të paluajtshme shtetërore, që vihen në dispozicion për kompensim fizik, deri më 30.10.2015, me qëllim përgatitjen e finalizimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave brenda afatit të parashikuar në nenin 1 të këtij projektligji”, sqarohet në relacionin shoqërues të projektligjit.
/Shqiptarja.com