Ligji i peshkimit, debate dhe
replika në Komisionin e Integrimit

TIRANE- Debate dhe replika në Komisionin Parlamentar të Integrimit gjatë diskutimit të pr/ligjit për Peshkimin. Deputetët e opozitës thanë së qeveria ka lënë në harresë peshkimin si dhe premtimin e pambajtur për subvencionimin e akcizës për peshkatarët.

“Nuk e kuptoj këtë ligj-tha deputeti i PS Taulant Balla- kur nuk kemi subvencion nga qeveria, shoqatat e peshkatarëve kërkojnë naftë pa akcizë, qeveria nuk jap, prandaj dhe nuk kemi peshkim”

Deputetja e PD Mesila Doda tha se ka ndodhur e kundërta, peshkatarët kanë përfituar në masë të konsiderueshme nga akciza e karburantit për mjetet e peshkimit, ndryshe , siç u shpreh ajo që në kohën e qeverisjes së PS akciza përfundonte në xhepat e qeveritarëve.

Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit thanë se aktualisht në vend janë 4 porte peshkimi, ndërsa parashikohet edhe ndërtimi i një porti të ri.

Përfaqësues të qeverisë theksojnë se përmes këtij ligji bëhet përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe plotësohen shumë mangësi ligjore, të konstatuara deri më tani.

Opozita ka qenë parimisht dakort me faktin se duhet një ligj i ri për peshkimin, por i mëshon gjendjes së vështirë në të cilin ndodhet aktualisht ky sektor.

Projektligji parashikon sigurimin e funksionimit dhe menaxhimit të porteve e të qendrave të peshkimit, pra, krijimin e merkatove në porte. Sipas autoriteteve, ky ligj do të rrisë kontrollin mbi peshkun, gjuetinë mbi të dhe rregullon marrëdhëniet tregtare. Njëherësh me këtë ligj rriten gjobat dhe penalizimet ndaj abuzuesve në sektorin e peshkimit.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha