Ligji i ri/ Deputetët që pinë raki dhe që janë dënuar 1 herë do t’u ndalohet njohja me sekretet e shtetit, BE-së dhe NATO-s! Shpëton Berisha i listës së zezë

Ligji i ri/ Deputetët që pinë raki dhe që janë dënuar 1 herë do t’u ndalohet njohja me sekretet e shtetit, BE-së dhe NATO-s! Shpëton Berisha i listës së zezë

Kriteret ndaluese për t’u njohur me sekretet

Deputetët dhe çdo zyrtar publik do të verifikohet për raportin me alkoolin, spiunazh dhe tendenca kriminale, para se të pajiset me certifikatë sigurie. Kush rezulton me njollë nuk do përjashtohet nga njohja me informacionet sekrete

Qeveria pritet të miratojë një projektligj me 80 nene për ruajtjen e informacionin e klasifikuar. Drafti për mbrojtjen e sekreteve të shtetit, të BE, NATO dhe SHBA, do të shtojë në Kuvend për t’u kthyer në ligj, duke shfuqizuar ligjin e vitit 1999. Miratimi i projektit sipas përmbajtjes së aktuale, do të sillte si rrjedhojë përjashtimin e disa deputetëve nga e drejta për t’u njohur me informacionin e kualifikuar. Përpos të tjerave, nisma ligjore parashikon revokimin e certifikatës së sigurisë dhe heqjen e të drejtës për t’u njohur me informacionin sekret, të personave që kanë një historik varësie nga alkoolit.

Ky parashikim mund të penalizojë deputetin Dashamir Shehu, i cili në disa raste është shfaqur edhe në emisione televizive nën efektin e alkoolit. Për shkak të këtij raporti, deputeti Shehi ka qenë edhe objekt ‘shigjetimesh’ nga kryeministri Edi Rama në Kuvend, i cili i ka përmendur faqoren e rakisë. Gjithsesi, çdo funksionar publik, do t’i nënshtrohet një verifikimi të hollësishëm për raportin me alkoolin para se të pajiset me certifikatë siguri.

Nisma ligjore ndalon për t’u njohur me sekretet çdo zyrtar që është dënuar për një ose më shumë vepra penale. Ky parashikim atakon deputetin e PD-së, Edi Paloka, i cili ka deklaruar disa dënime në formularin e dekriminalizimit.

Edhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg për çështjen ‘Babalja’, por vendimi nuk është i formës së prerë, pasi është ankimuar në Apel. Salianji do të prekej nga nisma ligjore vetëm nëse do të dënohej nga Apeli.

Nuk do të pajisjen me certifikatë sigurie personat që kanë qenë spiunë të shërbimeve të huaja jo miqësore, si bashkëpunëtorët e UDB-së jugosllave apo të shërbimeve ruse.

Ndërkaq, nisma ligjore nuk përjashton nga njohja me informacionin sekret të zyrtarëve, të cilët janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Konkretisht, përmbajtja e ligjit nuk penalizon deputetin Sali Berisha.

Zyrtarët që do t’u ndalohet njohja me informacionin sekret

1. Ka qenë, është ose tenton të angazhohet fshehurazi, vetëm në bashkëpunim apo në përbërje të një organizate të paligjshme, në veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues apo ka nxitur aktivisht dikë të kryejë veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues;

2. Është apo ka qenë bashkëpunëtor në spiunazh, terrorizëm, tradhti, rebelim apo dhunë të armatosur ndaj rendit kushtetues, ka dyshime të ketë qenë i tillë apo bashkëpunëtor i përfaqësuesve të organizatave, shteteve të huaja, duke përfshirë këtu shërbimet e inteligjencës të cilat mund të cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe/ose të shteteve anëtare të NATO-s, BE-së, përveç rasteve kur këto bashkëpunime janë të autorizuara për shkak të detyrës;

3. Është apo ka qenë anëtar i një organizate e cila me mjete të dhunshme, armiqësore, të paligjshme, ka qëllim të rrëzojë qeverinë apo të ndryshojë rendin kushtetues;

ç. është apo ka qenë mbështetës i një organizate të përshkruar si në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni,  është apo ka qenë i/e lidhur ngushtë me ndonjë anëtar të një organizate të tillë;

4. Qëllimisht ka fshehur, ka keqprezantuar apo ka falsifikuar një informacion të një rëndësie të madhe, të një natyre sigurie të veçantë apo qëllimisht ka gënjyer gjatë plotësimit të pyetësorit të sigurisë apo intervistës së sigurisë;

5. Rezulton i dënuar për një ose më shumë vepra penale;

6. Ka një historik varësie nga alkooli, përdorimi i drogave të jashtëligjshme, apo keqpërdorimi i drogave të ligjshme;

7. Ka sjellje të keqe, tendenca kriminale e përfshirje në krim të organizuar, gjë që sjell rrezikun e dobësisë përballë shantazhit apo mund të influencohet seriozisht nga presione të ndryshme;

8. Me anë të veprimeve konkrete ka shprehur mungesë besnikërie, besueshmërie dhe sigurie;

9. Ka kryer shkelje sigurie, ose në mënyrë të përsëritur ka nëpërkëmbur rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar apo ka tentuar dhe ka arritur të kryejë aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar;

10. Vuan nga çrregullime mendore kronike.

Kriteret ndaluese për t’u njohur me sekretet 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabo: 01/06/2022 05:26

    Dashua nuk ka nevoje per CS. Dhe nuk e kap "rakia". CS nuk jepet yyyyy tutje. Por atij qe e ka per deryre ose ka nevoje per akses. Alkoli nuk perbehet nga rakia vetem. Por bera, birra etj. Apo veren e le pa permen meqe e ka sport Rama dhe Doshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve

Pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve