Ligji i ri i punësimit/ Ambasadori gjerman sqaron shqiptarët: Si dhe kush përfiton një vize pune në Gjermani

Ligji i ri i punësimit/ Ambasadori gjerman sqaron shqiptarët: Si dhe kush përfiton një vize pune në Gjermani

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf

TIRANË- Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, përmes një video mesazhi, ka folur me mundësitë që kanë shqiptarët për t'u punësuar në Gjermani me ligjin e ri. Më 1 mars 20 hyn në fuqi ky ligj, për të cilin ambasadori sqaroi me detaje procedurat që duhet të ndjekë një shqiptar në mënyrë që të përfiftojë një vizë punë. Ajo çfarë është e rëndësishme është diploma dhe kualifikimet profesionale, të cilët duhet të njihen nga institucionet gjermane.

"Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit kualifikuar për të marrë më shpejt vizën, nëse ata kanë një kualifikim profesional dhe diplomë universiteti, e cila njihet në Gjermani. Por gjithashtu, ashtu deri më sot mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimit për në Gjermani.

Për të përfituar nga ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme" Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë. Diplomat e huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihesh fillimisht nga institucionet gjermane. Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani. Rregullat e njohura, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit pas ose aspak të kualifikuar mbeten në fuqi. Ne në ambasadë po bëjmë më të mirë tonë për t'u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim. Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim ose diplomë universitare. Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë është që prej 30 vjetësh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitë këtu në Shqipëri", tha ambasadori gjerman.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renaldo izeiri: 17/04/2020 01:22

    Un nuk kam nje shkoll profesionale. Por në profesionin tim vështir se ma kalon njeri. Cfar mundë të bëjmë ne? Gjithashtu kam dhe një kontratë pune me 2300 euro neto. Pronari ka nevoj sot per puntor jo pas 1 viti a me teper. Si të veprojmë?

    Përgjigju
  • Arditi: 08/03/2020 01:20

    Hej ambasador ,,mor deutch shwein,,f**k you..

    Përgjigju
  • Delinquenti: 06/03/2020 16:54

    Ky ambasadori dhe shteti I tij duhen kritiku se kane falimentu sipas PD dhe zagareve qe bejne gam gam se po' kerkojne puntore nga jasht venit te njejte gje tha ene Rama se po' nuk I bone shqiptaret punet ne ndertim do te morim nga jasht. Apo ky osht gjermon ka te drejte Rama e ka shtremet O MJER NE ME CAR OPOZITE JEMI KATANDIS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë