Ligji i ri në Kosovë, rriten pagat për Presidentin, deputetët dhe punonjësit e qeverisë

Ligji i ri në Kosovë, rriten pagat për Presidentin, deputetët dhe punonjësit e qeverisë

Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Ligji i ri për pagat do të paguajë më shumë presidentin Hashim Thaçi dhe punonjësit e Kuvendit dhe ata të Qeverisë. Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm Qeveria do të bëjë disa ndryshime në këtë ligj, raporton 'zëri'.

Ai po ashtu ka thënë se ndryshimet e reja nuk rrezikojnë buxhetin. Me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, presidenti Hashim Thaçi do të paguhet më së shumti nga buxheti i shtetit, raporton T7.

Ky ligj është punuar dhe pritet që gjatë muajit tjetër të shkojë në Qeveri. Por, sa do të jetë paga e tij, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se këtë e përcakton koeficienti.

Pas presidentit përfitues të pagave të larta do të jenë edhe punonjësit e Kuvendit dhe Qeverisë. Ndryshe nga koeficienti presidencial, vlerësimi për legjslativët dhe ekzekutivët do të jetë përvoja dhe kualifikimet e të punësuarve.

Yagcilar sqaroi se qëllimi i ligjit është që të mos ketë zvogëlim të pagave, kurse mund të ketë rritje nëse shihet e nevojshme. Ai garantoi se raporti pagë e njëjtë për punën e njëjtë do të zbatohet duke mos rrezikuar buxhetin.

“Kjo do të rregullohet me ligjin e zyrtarëve publik ku prapë do të saktësohen hyrja në këto institucione dhe mënyra e funksionimit të zyrtarëve, masat disiplinore, performanca, zhvillimi karrierës dhe shumë çështje tjera që kërkohen me Ligjin e punës”.

Yagcilar ka folur edhe për reformën në administratën publike. Sipas tij, reformat do të përfshijnë punësimin e njerëzve profesionist në fushat përkatëse gjithashtu do të rris llogaridhënien e institucioneve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 21/05/2018 14:38

    Hahaha Ne kohen e jugosllavise merrnin 4.000 marka ne muaj edhe punetori I thjeshtë,tani paguhen vetem Hasha dhe Ramushi Zoti u vrafte,ne paste Zot kund Me pas Zot nuk duhet me u lane gjalle ju as politikanet tone ne shqiperi. Na bate me ik naten pa hene prej vendit tone

    Përgjigju
  • Toni: 21/05/2018 11:36

    Hahahahahahahahahah. Nuk luftoi UCK-ja qe keta rrisnin rrogat cdo muaj kur te vinin ne pushtet. Perfundimisht ne Shqiptaret jemi vetem per te vjedhur vendin tone kudo me ligj dhe pa ligj. Nuk dime te veteqeverisemi. Ku gjejme shesh bejme pershesh.

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/05/2018 08:46

    Domosdo , vetëm për të tillë ka rritje pagash se i kemi bij të vetëm. Populli le të ngordhë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro