Të gjitha familjet të cilat do të humbasin shtëpitë për shkak se nuk u miratohet legalizimi do të përfshihen në skemat e strehimit social.
Report TV ka zbardhur të plotë projektligjin për strehimin social, i cili përcakton kategoritë që do të kenë përparësi për të përfituar banesa me kosto të ulëta, apo do t’u subvencionohen qiratë nga shteti.
Sipas ligjit të ri, prioritet do të kenë të pastrehët si rezultat i fatkeqësive natyrore, që banojnë në ndërtime në rrezik shembjeje, që preken nga investimet publike, apo që janë të detyruar të lënë shtwpinw nga zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
Ndërkohë që një prej neneve përcakton se asnjë familje nuk mund të dëbohet, dhe se qëndrimi në një vendbanim, strehim të përkohshëm ose të përhershëm është i pacenueshëm.
Bazuar në kushtet sociale, prioritet do të kenë personat me aftësi të kufizuara, individët me statusin e jetimit, emigrantët e rikthyer, familjet e policëve të rënë në detyrë; punonjësit e repartit RENEA e FNSH-së, viktimat e dhunës në familje apo të trafikimit, komuniteti rom si dhe komuniteti LGBT.
Për sa i përket statusit familjar, prioritet do kenë familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, të moshuarit, që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore; dhe familjet me më shumë se katër fëmijë.
/Shqiptarja.com

VIDEO