Segmenti i parë rrugor që do të jepet me koncesion do të jetë Milot-Kukës. shifra edhe pse jo zyrtare është parashikuar të jetë 5 euro për një kalim. Por në çdo rast një tarifë e tillë nuk ka joshur asnjë investitor privat, ndaj tenderi ka dështuar.
Por për PD, kjo nismë bëhet për interesa të qeverisë në pushtet që do të ketë nën kontroll përzgjedhjen e kompanive koncesionare, në kushtet kur drafti parashikon lehtësimin e këtyre procedurave.
Mungesa e interesit lidhet me faktin se fluksi i trafikut arrin në mesatarisht 4 500 makina në ditë, një shifër kjo larg parashikimeve. Ekspertë të kësaj fushe thonë se ka rëndësi mirëmbajta e këtij segmenti, por në çdo rast kjo rrugë do të vijojë të marrë para nga buxheti i shtetit.
Pas Rrugës së Kombit, rruga e Arbrit parashikohet të jetë segment i dytë kalimi në të cilën do të jetë me pagesë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
