Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm, Drejtor i AMF me siguruesit: Merrni masa për zbatimin e plotë dhe pa vonesa

Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm, Drejtor i AMF me siguruesit: Merrni masa për zbatimin e plotë dhe pa vonesa

Drejtor i AMF, Ervin Mete gjatë takimit me me siguruesit

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shoqërive të sigurimit. Në takim u diskutua në lidhje me risitë dhe detyrimet që sjell ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, si edhe për ecurinë e tregut të sigurimeve pas vitit pandemik.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Mete u kërkoi drejtuesve të shoqërive të sigurimit marrjen e të gjitha masave të nevojshme për zbatimin e plotë dhe pa vonesa të ndryshimeve ligjore. Mete kërkoi hartimin e procedurave të brendshme për trajtimin e shpejtë të kërkesave për dëmshpërblim në rastet e Raportit Evropian të Aksidenteve, pajisjen e të gjithë personave të siguruar me këtë formular, si edhe informimin e qytetarëve në lidhje me kushtet e reja të kontratës së sigurimit të detyrueshëm TPL bazuar në ndryshimet ligjore.  

Në zbatim të ligjit të ri që hyn në fuqi më 1 korrik 2021, Autoriteti është angazhuar në hartimin e një sërë rregulloresh, të cilat përpara miratimit po i nënshtrohen procesit të konsultimit publik. Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv vuri theksin te zhvillimi i një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës në funksion të miratimit të akteve nënligjore jo vetëm cilësore, por edhe tërësisht të zbatueshme.   

Treguesit e muajve të parë të vitit 2021 sugjerojnë rikthimin në normalitet të tregut të sigurimeve, i cili në nivel primesh të shkruara bruto, por edhe dëmesh të paguara ka përmirësim të ndjeshëm, krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në takim, Bordi u kërkoi shoqërive të sigurimit ruajtjen e një qasjeje konservatore dhe vëmendje të shtuar në treguesit e aftësisë paguese dhe mbulimit me provigjone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë