Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat/ Braçe: S’mund të shqyrtohet pa kaluar ‘lojërat e fatit’! Spaho: Pse e ndryshuat strategjinë?

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe e konsideroi absurde nisjen diskutimeve në komisionin e Ekonomisë të ndryshimeve ligjore për tatimin mbi të ardhurat dhe përcaktimin e bazës tatimore për lojërat e fatit, në një kohë kur vetë projektligji për lojërat e fatit nuk ka ardhur ende për diskutim. Sipas tij ky ligj dhe ai për energjinë që u konsideruan gjatë shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit të ri si burime të ardhuash të rëndësishme, nuk janë depozituar në Kuvend.

"Braçe: Gjatë diskutimit të buxhetit të ri u tha që kemi dy burime për shtimin e të ardhurave, nga lojtarët e fatit, edhe nga shitja energjisë. Këto dy ligje nuk kanë ardhur ende në parlament. Duhet të kishim ligjin para, nuk duhet të miratojmë ligje duke i marrë me mend. pa hyrë në fuqi ky ligj, duhet të miratohet ligji tjetër. Nuk mund t’i referohemi një ligji që nuk është miratuar.    Të vijnë ligjet në kohë, ne nuk mund të gjykojmë në padije, pastaj ecim para me procedurat.  

Ibrahimaj: Ligji që propozohet, është ligj ombrellë, përcakton mënyrën e tatimin mbi çdo lloj të ardhure mbi individë e korporata. Si për lojërat e fatit ashtu edhe për pensionet private, ligj më vete. ligji për lojërat e fatit do të dorëzohet brenda muajit dhjetor në parlament, me ndryshime, dhe ligji për pensionet private që do vijnë edhe ai në dhjetor. Preken nga ligji për tatimin mbi të ardhurat. Ligji për taksat kombëtare, ndryshimet, janë miratuar në qeveri, do kalojnë këtu".

Edhe deputeti i opozitës Edmond Spaho e quajti shqetësues rikthimin me ligj të lojërave të fatit.

“Pse ndryshuat strategji, për lojërat e fatit, dhe po i ktheni, ishte nga të paktat gjëra të mira që keni bërë?  A dini ndonjë vend që e mban sportin me lojëra fati? Lojërat e fatit po të duan të sponsorizojnë. Ka përputhje interesash të atyre që sponsorizojnë me lojtarët e fatit. Jemin në listën gri për larjen e parave? Lojërat e fatit janë mekanizëm? A jeni të shqetësuar për këtë”, tha Spaho.

Ministrja ekonomisë dhe financave Delina Ibrahimaj tha se ndryshimet në ligjin  e tatimit mbi të ardhurat synon të përmirësojë ato inventivë që e kishin  kryer tashmë misionin  e tyre, apo që nuk përshtateshin me kushtet e reja të strukturës tatimore.

“Risi të e projektligjit, përcaktimi i tatimit të të ardhurave në dy kategori të ndryshme, taksimi i individëve dhe personave tregtarë mbi të ardhurat personale dhe taksimin e entiteteve nuridike me tatimin përfitimin korporativ, të karakterizohen ne tre grupe. Tatimi nga punësimi, sipas skemës aktuale, por ndryshon që kategoria nga 40-50 ka zbritje  nga vlera e tatueshme  e të ardhurave.  Për të tjerat vijion 13 % dhe 23 %. Të ardhurat nga biznesi 15 % fitimi neto, dividenti 8 % taksimi. Të ardhurat nga biznesi deri në 10 mln lekë skemë e thjeshtë taksimi, deklarimi në një shumë të vetme pa mbajtur kontabilitet”, tha Ibrahimaj.

Në komisionin e ekonomisë, u prezantuan edhe ndryshimet ligjore për Huamarrjen dhe borxhin që sipas ministres Ibrahimaj synon thjeshtimin dhe zgjerimin e huamarrjes në tregun ndërkombëtar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja