TIRANË, 21 Qershor/ATSH/.- Projektligji "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", i propozuar nga ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, synon të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore, si dhe të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv të tij në nivel kombëtar e vendor.
Pr/ligji, shqyrtimi i të cilit do të nisë të hënën në komisionin e Ligjeve, parashikon përmirësimin e legjislacionit, që pavarësisht koncepteve të reja bashkëkohore, është zbatuar mjaft ngadalë për shkak të kuptimit të kufizuar dhe pranimit të vonuar të tij.
Sipas relacionit shpjegues, ligji është kompleks për autoritetet e planifikimit dhe zhvilluesit dhe kërkon investim të konsiderueshëm në ndërtimin e kapaciteteve. Po kështu, ai kërkon një zhvendosje të mentalitetit për përdorimin e instrumenteve të tokës, të cilat sigurojnë financimin e infrastrukturës, garantojnë zbatimin e planeve, si dhe sqarojnë se të drejtat e pronës janë të ndryshme nga të drejtat e zhvillimit. Këta faktorë, së bashku me mungesën e kapaciteteve në nivel qendror e vendor, kanë sjellë zbatimin e mangët e të kufizuar të ligjit aktual, i miratuar në 2009-n.
Ndër ndryshimet kryesore të propozuara, në varësi dhe të reformës territoriale, lidhen me autoritetet vendore të planifikimit, të cilat do të sigurojnë në strukturën përgjegjëse të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit profesionistë të kualifikuar dhe me eksperiencë pune në fushat përkatëse.
Delegimi i kompetencave në planifikimin e territorit te niveli i dytë i qeverisjes propozohet të bëhet sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore dhe në varësi të ndarjes së re administrative.
Janë parashikuar disa instrumente financimi që mund të përdoren nga autoritete vendore të planifikimit (bashki/komuna), si koncepti i zhvillimit të detyrueshëm të tokës; koncepti i intensitetit të ndërtimit me kushte, që ka për qëllim të sigurojë vlera monetare për financimin e investimeve kapitale në infrastrukturat dhe shërbimet publike, koncepti i transferimit të së drejtës për zhvillim, etj.
Projektligji i plotë, i përmbledhur në 93 nene, përfshin një sërë elementësh që lidhen me territorin, si lejet e zhvillimit, kundravajtjet administrative, inspektimet, etj. /a.s//a.ke/
/Shqiptarja.com