Veç pjesës turistike, Moratorium i skafeve ka ndikuar negativisht edhe në ekonominë e afro dy mijë familjeve. Ekonomia e zonave bregdetare është në shumë raste, e lidhur ngushtë me peshkimin dhe kryesisht, në atë që quhet “peshkimi familjar”.

Bëhet fjalë për mbi 500 familje në Durrës, mbi 800 në Vlorë, afro 100 në Shëngjin e Lezhë, mbi 200 në Sarandë e shumë të tjera në Velipojë, në Patok (Kurbin), pjesën e Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, të cilat jetesën e tyre e kanë të lidhur me peshkimin familjar.

Konkretisht, ky lloj peshkimi nuk lidhet me peshkarexhat, por me mjete të tjera lundruese të vogla, që shkojnë deri në 5 milje larg. Të gjitha këto ishin bllokuar nga Moratoriumi për 7 vjet, duke shkatërruar dhe ekonominë e këtyre jopak familjeve

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)