Ligji në Kuvend, taksë për kalimin
në autostradat kryesore të vendit
Në autostradat kryesore të vendit do të paguhen para për të kaluar. Qeveria nëpërmjet një projektligji që ka depozituar në Kuvend ka parashikuar se akset kryesore të vendit të kalojnë në koncesion nga kompanitë private, pasi kostot për përballimin e mirëmbajtjes së tyre janë tepër të larta.
TIRANE- Në autostradat kryesore të vendit do të paguhen para për të kaluar. Qeveria nëpërmjet një projektligji që ka depozituar në Kuvend ka parashikuar se akset kryesore të vendit të kalojnë në koncesion nga kompanitë private, pasi kostot për përballimin e mirëmbajtjes së tyre janë tepër të larta. Sipas relacioni që është bashkangjitur këtij vendimi theksohet se aktualisht autostradat janë në kushte të pa përshtatshme për qarkullimin e automjeteve dhe kosto për mirëmbajtjen e tyre është tepër e lartë.
“Duke vlerësuar rreziqet e trafikut, del e domosdoshme dhe emergjente marrja e një sërë masave për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e këtyre akseve rrugore, të cilat duhen shoqëruar me masa dhe procedura ligjore të menjëhershme, ku të parashikohet jo vetëm realizimi procedural i dhënies me koncesion të këtyre akseve, por edhe futja e shërbimeve të tjera që i shërbejnë buxhetit të shtetit, siç është vendosja e instalimeve për mbledhjen e tarifave për kalimin e automjeteve në këto akse rrugore.
Në këto kushte, situata e krijuar në infrastrukturën rrugore nacionale imponon ndërhyrjen për të zgjidhur në një kohë sa më të shkurtër këtë situatë, duke bërë një përjashtim nga zbatimi i këtij ligji edhe për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit. Pra, kjo ndërhyrje nuk përfshin të gjitha koncesionet për rrugët, por vetëm ato për raste të veçanta dhe të një rëndësie të madhe për infrastrukturën nacionale rrugore të vendit. Këto raste të veçanta rregullohen me akte nënligjore, siç parashikohet në pikën, 2, të nenit 5, të ligjit në fuqi”,- theksohet në relacion.
Kësisoj sipas këtij projektligji parashikohet që akset rrugore të vendit, siç është autostrada Durrës-Kukës do të vendoset në sistemin e trafikimit për automjetet që do të kalojnë aty. Veç kësaj, autostrada që nuk përbëjnë një rëndësi të veçantë në qarkullimin e automjeteve do të përjashtohen nga koncesionet.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56