Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë miratoi dje ndryshimet në projektligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, mes debateve për mënyrën e gjobitjes së subjekteve dhe administratorëve. “E heqim këtë pronari apo administratori dhe vendosim subjekti i tatueshëm. Sepse kjo që thekson Vasili do të ndodhë dhe do të lejojë hapësira për abuzime, nuk kanë për t’u mbledhur gjobat”, shprehet deputeti Vangjel Tavo.
Në projektligj u hoq nga propozimi ndëshkimi me gjobë i administratorit, në masën 50 mijë lekë, duke lënë në fuqi në rast të konstatimit të shkeljes, gjobën për subjektin e tatueshëm në masën 300 mijë lekë dhe personit përgjegjës, në rastin e institucioneve publike dhe ambienteve në bashkëpronësi, në masën 50 mijë lekë. Nuk ka ndryshuar masa e gjobës për duhanpirësin, që shkel ligjin në ambiente të mbyllura, masë e cila është përcaktuar 5 mijë lekë.
/Shqiptarja.com