Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik

TIRANË - Seanca e parashikuar për ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave nuk është zhvilluar. Pavarësisht se përfaqësuesit e PD ishin paraqitur në seancë nga administrata e kushtetueses u njoftua se për shkak të mungesës së një gjyqtari kjo seance nuk do të zhvillohej. Seanca e radhës është vendosur për në 28 Janar ora 10:00, informon gazetarja Raziela Myslimaj.

Kujtojmë që PD, kërkon që ligji “Për Akademinë e Shkencave”, të shfuqizohet, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Deputetja Ina Zhupa foli për gazetarët jashtë ambienteve të Gjykatës Kushtetuese, teksa theksoi edhe një herë anti-kushtetueshmërinë e ligjit për Akademinë e Shkencave, pasi ka të bëjë me favorizime politike.  

'Ajo që na u la, seanca e radhës më 28 janar në orën 10 në Gjykata Kushtetuese. Uroj që të jetë kuorumi me të 8 anëtarët. Sot ishim përgatitur për të bërë parashtrimet tona. Kishim të gjitha provat shkresore, e-mail që janë shkëmbyer gjatë proceduarve në Kuvend. Ligji është anti kushtetues. Në substancë. Shkel themelin e kushtetutës. Gjithë akademikët janë të barabartë para ligjit. Risia që krijonte ky ligj, të gjithë 75-vjeçarët ktheheshin në akademikë emeritus që nuk drejtojnë dot, nuk mbikëqyrin dot. Por vetëm njëri prej tyre mund të jetë kryetar dhe ky është Gjinushi, që drejton, firmos, mbikëqyr. Të gjitha kafshët janë të barabartë por disa janë më të barabarta se të tjerët.

Kjo figurë dihet për njohjet e veta politike. Çdo mbledhje e komisioneve e seancës plenare apo çdo procedurë jo sipas rregullores është nul. Procedurat për këtë ligji janë në shkelje. Relacioni në presidencë ka qenë pa firmat e relatorëve, jo sipas rregullores. Do e vazhdojmë betejën. Nuk lidhet me emrin e një personi. E keni parë si Rama kërkon të kapi çdo institucion, nuk do rotacion në asnjë institucion. Duan të kapin dhe Akademinë e Shkencave me njerëz politikë. Është në interesin e publikut që Akademia e Shkencave të jetë e pavarur, çdo akademikë të jetë i barabartë para ligjit.'

Ligjvënësja demokrate, Ina Zhupa, iniciuesja kryesore e padisë në Kushtetuese të këtij ligji, thotë se ai është miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare, duke anashkaluar pushtetin legjislativ dhe duke Kushtetutën e vendit.

Sipas Zhupës, gjthashtu ligji “Për Akademinë e Shkencave”, nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 22/01/2025 11:26

    Ina Zhupa kerkon te kape Akademine e Shkencave te Shqiperise me katundare nga Mali me Gropa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin

'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin