TIRANË - Komisioni i Edukimit dhe Medias zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Rektorët e Universiteteve Private lidhur me ligjin për Arsimin e Lartë, të cilët e vlerësuan si mjaft të mirë dhe sipas tyre rrit cilësinë në Arsimin e Lartë.
“Ligj është cilësor dhe është hartuar me një metodologji evropiane. Nisma rrit cilësinë në Arsimin e lartë. Është hapi i parë drejt autonomisë financiare. Kjo nismë do të ngrejë cilësinë e Universiteteve dhe Arsimin e Lartë.”- ka qenë qëndrimi i rektorëve.
“Shqipëria është vend i vogël dhe s’ka shumë kapacitete shkencore. Ndërsa kjo nismë ndihmon dhe favorizon akademikët të mblidhen dhe të bashkëpunojnë.”- tha Kostas Jakumis i Universitetit “New York”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com