TIRANË - Duke nisur nga nëntori i këtij viti administrata publike do të jetë e detyruar t’u japë informacion qytetarëve brenda 10 ditëve nga kërkesa e tyre, në të kundërt qytetarët do të ankohen te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 
Kjo është theksuar gjatë një konference të përbashkët mes komisionerit Besnik Dervishi, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ku të pranishëm ishin rreth 200 përfaqësues të institucioneve shtetërore qendrore dhe të varësisë për t’i trajnuar në lidhje me detyrimet e parashikuara në Ligjin për të Drejtën e Informimit.
 
Në fjalën e hapjes Komisioneri Dervishi theksoi rëndësinë e zbatimit të Ligjit për të Drejtën e Informimit në kuadër të transparencës së administratës publike me qytetarët.
Komisioneri i rikujtoi të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve publike se edhe pse kanë kaluar disa muaj nga miratimi i ligjit, shumë prej detyrimeve të përcaktuara në të akoma mbeten të pazbatuara.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)