Ligji për përkrahjen sociale i
paplotë, do të riformulohet
Projektligji "Për përfitimin e përkrahjes sociale" do të riformulohet nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Maxhoranca dhe opozita kanë kërkuar më tepër transparencë mbi kriteret e përfitimit të përkrahjes sociale, duke e cilësuar projektligjin me mangësi.
TIRANË- Maxhoranca dhe opozita kanë kërkuar riformulimin e projektligjit "Për përfitimin e përkrahjes sociale" nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Pavarësisht debateve, deputetët në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kanë kërkuar më tepër transparencë mbi kriteret e përfitimit të përkrahjes sociale nga shtresat në nevojë.
Opozita e ka cilësuar projektligjin si të paplotë dhe me mangësi serioze, duke lënë vend sërish për abuzime në ndarjen e parave.
“Këtu ka një mungesë transparence dhe moraliteti në ndarjen e kësaj ndihme ekonomike. Këtu duhet të përcaktoni ndihmën ekonomike të plotë dhe ndihmën e ekonomike të pjesshme dhe këto nivele duhet të përcaktohen me vendime qeverie. Mënyrën si e keni sjellë kjo është kalim radhe dhe të themi e kemi mbyllur reformën e ndihmës ekonomike”, tha deputeti demokrat, Ridvan Bode.
Për kryetarin e Komisionit, Deputetin Erjon Braçe, skema e shpërndarjes së fondeve për të varfrit, ka qenë e mbushur me abuzime të mëdha.
“Po të ketë transparencë të publikohet skema e përfituesve të ndihmës ekonomike, skema është mbushur me abuzues e vetmja që gjë dixhitale në fshatë janë kompanitë e bastit. Këshillat bashkiak dhe komunalë bëjnë të gjitha fshehur. Dhe për më tepër në fshatra dhe në zona të thella as nuk mblidhen fare. I marrin i firmosin nëpër shpija dhe vendosin t’i japin. Dhe vazhdon historia, grabitet Buxheti i Shtetit skema nga pikëpamja sociale dhe solidaritetit ka dështuar totalisht”- tha kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
Ndërsa Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sula, u ka kërkuar ligjvënësve një periudhë 6-mujore për vënien në aplikim të ligjit që ajo e ka konsideruar si ligj pilot.
Na lini koha ta pilotojmë. Ky ligj nuk synon të plotësoj të gjithë agjendën ambicioze që ka qeveria për rritje eficence dhe të tragetimit”, Gentiana Sula, Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Projektligji që synon një ndarje të merituar të fondeve për përkrahjen sociale, do të zbatohet sipas një modeli me pikë dhe do të bazohet mbi një regjistër elektronik të dhënash.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18