Ligji për Presidentin, Balla: Është për institucionin jo për kompetencat e tij! Edhe Begaj ka qenë dakord

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sqaruar edhe njëherë ndryshimet që do duhet të bëhet me institucionin e Presidencës. Balla tha se do ishte më e udhës që ky ligj të miratohej në shtator pasi edhe vetë kreu i shtetit është dakord. Balla nënvizoi në një prononcim në Fier (nga qarku ku drejton), se nuk bëhet fjalë për ndryshimet e ligjit të kompetencave të Presidentit por të institucionit në vetvete.

“Nuk bëhet fjalë për kompetencat e presidentit që rregullohen me Kushtetutë. Bëhet fjalë për funksionimin të institucionit të presidentit. Unë mendoj që Begaj, ai normali, e ka mbështetur një gjë të tillë.

Nuk shoh asnjë lloj problemi. Tani jemi në përfundim të sesionit të kësaj legjislature. Këtij ligji do duhet t’i japim një status edhe gjithë hierarkisë së institucionit Presidencës duke mos harruar se Presidenti është kreu i shtetit.”- tha Balla nga Fieri.

Kujtojmë se ky draft fle në sirtarët e Kuvendit që nga koha kur në krye të shtetit ishte Ilir Meta. Sipas këtij drafti Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk do të kryejë një sërë veprimesh pa dakordësinë e mazhorancës, e cila nëpërmjet një projektligji të posaçëm e ka kufizuar kreun e shtetit, duke u nisur dhe nga precedentë të mëparshëm.  Me këtë draft shumica synohej t’i japej fund përplasjeve mes qeverisë dhe Presidencës aso kohe. Meta e konsideroi akt puçist. 

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 07/07/2023 11:38

    Taulant Dacici shqipfolës mjeran dhe mjerimi i kombit Shqiptarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje