PS i hoqi kompetencat/ Meta: Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste!

BYLIS-  'Kam zero interes për çdo draft dhe përpjekje puçiste'! Kështu e ka komentuar Ilir Meta draftin për ligjin e presidentit të hartuar nga mazhoranca që i kufizon kompetencat kreut të shtetit. Nga Bylisi, Meta ripërsëriti deklaratën e tij se ky parlament është anti-Kushtetues, por që thekson se përgjigjen do e marrë më 25 prill.

"Kam zero interes për çdo draft dhe përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, është një Parlament që kudo ku dal, qytetarët më kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershëm. Është një Parlament puçistësh dhe fat të keq një pjesë e mirë e tyre janë tradhtarë dhe mercenarë. Kështu që për mua ka vetëm një interes tani,  është 25 prilli, është populli i Shqipërisë. Unë kam nisur nisur marshimin tim si President i Shqipërisë, drejt referendumit të 25 prillit dhe ky do të jetë një referendum tepër i qartë, mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Evropë, dhe ju e dini shumë mirë se kjo është një çështje që është vendosur tashmë", tha Meta, teksa më herët ka publikuar një video ku ia merr këngës.

Ai është pyetur edhe sa i përket zgjedhjeve në SHBA, për të cilat ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë interes. Për të, të rëndësishme janë marrëdheniet mes dy shteteve.

"Asnjëherë nuk kam pasur interes për zgjedhjet që janë zhvilluar në Amerikë.  As në të kaluarën, as tani, as në të ardhmen, përveç interesit që ato zgjedhje të forcojnë demokracinë amerikane.Sa u takon raporteve më Amerikën,  ato janë raporte midis dy shteteve, dy vendeve partnere, dy vendeve që janë  aleate në NATO. Për ne, është e rëndësishme që të forcohet lidhja trans-atlantike, të forcohet NATO, aleanca më e madhe dhe më e rëndësishme në botë. Në Shqipëri ka vetëm një faktor, që ndikon dhe që do të ndikojë, është populli shqiptar, i cili do të vendosë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, me votën e tij në mënyrën më të lirë dhe më demokratike dhe të pandikuar nga askush përveç interesit më të mirë kombëtar, shtetëror dhe demokratik", tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Arrestimi i Thaçit, Meta: Po paguajnë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e ish-presidentit Hshim Thaçi në Hagë.

"Kam dhënë qëndrim.  Është një çmim që paguhet për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Është përpjekje e dështuar për të vënë në dyshim luftësn. Unë kam besim te përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë udhëheqësve të Kosovës për ta përballuar këtë sfidë me shumë dinjitet.

Kosova është një vend demokrat pavarësiht nga disa bllokada dhe pabesi që cilat tentojnë të vënë në pikëpyetje integritetin e saj. kjo gjë ska për të ndodhur. Shqiptarët do jenë më të bashkuar do të rrinë dhe pa gjumë", tha Meta.

Ora 12:43
PS e 'kufizon' me ligjin e ri, por Meta ia merr këngës në Bylis: S'do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar

Ndërkohë që është zbardhur drafti organik për institucionin e presidentit, i cili parashikon kufizim të kompetencave, ku e kufizon atë të mos anulojë datën e zgjedhjeve dhe të mos dekretojë emërimin e ministrave pa u konsultuar me maxhorancën, nga ana tjetër Ilir Meta ndodhet në Bylis.

Nga Bylisi ku ia ka marrë këngës me grupet polifonikese, Meta shkruan se nuk do lejojë askënd të cënojë identitetin kombëtar. Siç duket drafti i mazhorancës për ligjin që do e kufizojë atë në kompetenca, nuk i ka bërë sa duhet përshtypje.

"Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike "Gjergj Arianti" dhe "Bashkimi" ja morëm këngës "Boria në Hekal ra".

Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë. Malet tona më të larta", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KOK LOPA: 06/11/2020 15:22

    O HAJDUT ME BLLOK NË DOR TI KUJTOVE SE U BË DETI KOS. PO TI HAROVE SE ÇEÇO KA BIXHAK O ILIRI TARALLAK TANI KUPTOJE E MERE ME DASHURI E QETËSI O FUNDRRIN.

    Përgjigju
  • O tej: 06/11/2020 14:27

    Meta na cau taravolen me 0 po me 7% eshte mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024