Ligji për sektorin minerar, Gjiknuri
"Do të mbyllen minierat e vjetra"
Ndryshon ligji për sektorin minerar. Opinioni i qeverisë shqiptare është se shfrytëzimi i pasurive natyrore përmes industrive nxjerrëse nuk ka dhënë impaktin e duhur në ekonominë e vendit për shkak të politikave jotransparente në dhënien e lejeve të shfrytëzimit nga ana e shtetit dhe shkallës së lartë të informalitetit.
TIRANE- Ndryshon ligji për sektorin minerar. Opinioni i qeverisë shqiptare është se shfrytëzimi i pasurive natyrore përmes industrive nxjerrëse nuk ka dhënë impaktin e duhur në ekonominë e vendit për shkak të politikave jotransparente në dhënien e lejeve të shfrytëzimit nga ana e shtetit dhe shkallës së lartë të informalitetit. Krahas rritjes së kontrollit, për të luftuar kaosin e krijuar në miniera, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri prezantoi dje për grupet e interesit draftin e projektligjit të ri që po përgatitet për minierat, ku u shpreh se qeveria.
“Sektori minerar do të trajtohet me përparësi, pasi është një sektor që ka vuajtur nga fenomenet ilegale, ku ka ende subjekte të palicensuara që vazhdojnë të punojnë. Këto subjekte do të ndalohen me ligj”, tha ai.
Gjiknuri u shpreh se me ligjin e ri do të përcaktohen qartë zonat minerare për dhënien e lejeve të shfrytëzimit të minierave, si dhe do të ketë edhe rregullime për nënkontraktorët.
“S’mund të ketë më një ekspert apo inxhinier me 20 apo 30 leje”. Ligji i ri, tha ai, parashikon disa kërkesa për personel të kualifikuar teknik gjatë kohëzgjatjes së lejes minerare.
Sipas tij, do të mbyllen minierat e vjetra të braktisura. “Subjektet duhet të marrin masa, s’mund të ketë më galeri në Bulqizë”, shtoi ai.
AmendamentetNdryshimet e propozuara në projektligj synojnë të saktësojnë konceptin e servitutit ligjor në pronën fqinje me zonën minerare, duke përcaktuar se servituti ligjor i detyrueshëm është i aplikueshëm vetëm për të drejtën e kalimit në sipërfaqen në pronën fqinje me zonën minerare. Referuar parashikimit aktual, mjaft zotërues të lejeve minerare, në kundërshtim të hapur me planin e investimeve, pas përfitimit të lejeve minerare, kanë kërkuar servitutin e detyrueshëm mbi galeritë nëntokësore të hapura apo të zotëruara nga subjekte të tjera minerare.
Kjo situatë sjell një mungesë kontrolli të veprimtarisë së këtyre subjekteve, të cilat shpesh si rezultat i aksesit që kanë në galeritë e subjekteve të tjera, mund të cënojnë rregullat e sigurimit teknik apo shfrytëzojnë edhe zona për të cilat nuk janë licensuar, por që i përkasin zotëruesit të galerisë nëntokësore.
Nga verifikimi i situatës aktuale rezulton se mjaft aktivitete të veprimtarisë minerare duke përfshirë edhe shfrytëzimin, janë dhënë me nënkontraktim tek subjekte të tjera. Sa më sipër, në funksion të qëllimit të kontrollit e respektimit të kushteve të sigurisë teknike, del si nevojë formalizimi i kësaj situate të krijuar ndër vite e në këtë kuptim propozohet që të përfshihet si parashikim në ligj, e drejta e nënkontraktimit dhe kushtet kryesore të miratimit të saj.
Ndryshime të tjera kanë të bëjë me përfshirjen në kushtet e revokimit të lejeve minerare, edhe të kushtit kur leja ka mbivendosje me një leje minerare të dhënë më parë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56